Gripi i Shpendëve në Shqipëri/ Kosova ndalon importin e pulave nga zonat e prekura në vendin tonë

Më datë:

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë në Kosovë ka ndaluar importin nga zonat që janë të prekura nga gripi i shpezëve në Shqipëri.

AUV thotë se është në kontakt të vazhdueshëm me autoritetin e veterinarisë se Shqipërisë, për të parë dhe mundësinë e përhapjes së sëmundjes.

“Duke u bazuar në raportin e OIE ( Organizata Ndërkombëtare për Epizooti ) me numër reference D381-1-1-22, për lajmërimin e paraqitjes se sëmundjes Gripi i Shpezëve-AvianInfluenza tipi H5N8 në zonën e Durrësit Shqipëri. Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë sot me datë 21.03.2022 nxjerrë ‘’Vendim’’me nr.03/205/22, Për masat e ndalesës se importit të shpezëve të gjalla nga zona qe është konfirmuar prezenca e sëmundjes. Vendimi është nxjerrë bazuar në Ligjin Nr. 2004/21 për Veterinarinë dhe udhëzimin administrativ Nr. 2005/24 për Luftimin e Sëmundjes Zoonotike të Shpezëve ‘Gripi i Shpezëve’. Bazuar në vlerësim të situatës epizootiologjike paraqitjes se disa rasteve në shtetin fqinj”, thuhet në njoftim.

Një ditë më parë, Ministria e Bujqësisë konfirmoi rastin e parë të gripit të shpendëve H5N8.

Por a u mbajt i fshehtë qarkullimi i virusit të shpendëve në stabilimentet e mbarështimit të pulave nga Ministria e Bujqësisë dhe përse edhe sot nuk i tregojnë emrat e kompanive?

Zv.Ministrja e Bujqësisë thotë se kampionet kanë nisur të analizohen që më 7 mars, kur u njoftuan se kishte ngordhje, por jo ato përse u deklaruan si laringotrakeit vetëm pas 9 ditësh, në 16 mars . Nuk u njoftuan as autoritetet shëndetësore të cilët duhet të bëjnë survejancën epidemiologjike si në çdo rast për sëmundjet infektive, duke shkelur protokollet.

Top Channel mësoi se prej dy javësh ka pasur ngordhje të pulave dhe tek fshatarët që i rrisin ato në oborr. Ky virus përhapet nga shpendët e egra dhe pak kohë më parë është konstatuar në dy vende fqinje në Maqedoni dhe Greqi.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Vjedhje masive kafeje, dy të prangosur dhe një nën hetim

Dy persona janë arrestuar nga Policia e Tiranës, pasi...

Korridori VIII/ IKMT shemb 7 objekte në aksin Elbasan-Papër, katër prej tyre pa leje ndërtimi

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka ndërmarrë një...

SHBA – Pentagoni: Pastrimi i minave në Ngushticën e Hormuzit mund të zgjasë me muaj

Pentagoni u ka thënë ligjvënësve amerikanë se mund të...

Balliu: Bashkëpunimi i “Kayo” në sektorin e mbrojtjes me kompani private cenon interesin kombëtar

Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu paraqiti sot në...