Grida Duma ministres Muzhaqi:Çfarë është bërë për rininë që largohet?

Më datë:

Është zhvilluar këtë të martë Komisioni për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë.

Gjatë diskutimit Grida Duma drejtuar ministres Bora Muzhaqi tha se duhet të shpjegojë se çfarë masash janë marrë për të parandaluar ikjen e të rinjve

Pjesë nga diskutimi:

Grida Duma: Më shumë se 40 mijë të rinj i mungojnë Shqipërisë për pesë vie. Si e adresoni ju këtë problem për rininë. Kjo është çështja që u ngrit. Rinia po e lë këtë vend. Është ulur lindshmëria dhe kanë ikur të rinjtë , ju si e adresoni këtë problem

Bora Muzhaqi: Masat që kemi parashikuar fillojnë tek forcimi i mekanizmave në nivel qendror dhe vendor për të garantuar pjesëmarrjen e të rinjve dhe të rejave. Kemi kërkuar një konsultime me organizata rinore, sa i përket ligjit të vullnetarizmit dhe jemi në pritje nga ky Komision.

Grida Duma: Si thatë?

Muzahqi: Po e përsëris për ta rikujtuar

Grida Duma: Jo jua kemi rikujtuar ne

Muzhaqi: Por nuk na ktheni përgjigje

Grida Duma: Sepse nuk jemi ministri me portofol , Ju prisni si Ministri që ky Komisioni t’ju takojë ju me grupet e biznesit? Procesin e dëgjesës e kemi bërë dy herë. Si ministre e Shtetit keni punë të vështirë sepse nuk jeni dot ekzekutive. Që i kërkoni këtij Komisioni që juve t’ju marrë grupet e interesit këtu!? Nuk di.

Bora Muzhaqi: Herën e fundit më keni thërritur mua. Ne kemi për detyrë të bëjmë komente

Grida Duma: Ka kaluar koha  e komenteve, Ju duhet të ktheni përgjigje këtu. Duhet ta keni të qartë rolin tuaj

Bora Muzhaqi: E kam shumë të qartë.

Grida Duma: Nëse e keni të qartë mos e ngatërroni veten

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Takimi i G7 për konflikte globale, Kallas: Rusia ndihmon Iranin ndaj SHBA-së

Në një periudhë lufte dhe krize ekonomike, ministrat e...

Ngushtica e Hormuzit e mbyllur nga Garda Revolucionare, tensionet ndërkombëtare rriten

Garda Revolucionare Islamike ka njoftuar se Ngushtica e Hormuzit...

Makarona të Pjekura me Pulë, Presh dhe Brokoli

Makaronat e përgatitura në këtë mënyrë janë një nga...

Importuesit shkresa qeverisë: Pezullojmë importin dhe shitjen me shumicë të naftës, çmimet nën kosto

Furnizimi me naftë në vend rrezikohet. Pas vendimit të djeshëm...