Greva e Ballshit hyn në ditën e 16-të, naftëtaret thirrje Ramës: Nuk negociojmë jashtë pasi nuk kemi besim. Gjej zgjidhjen!

Më datë:

Naftëtaret e Ballshit kanë hyrë në ditën e 16-të të grevës së tyre brenda ambienteve të uzinës së naftës teksa gjendja shëndetësore e tyre vijon të përkeqësohet.

Ato mbeten të vendosura të vijojnë grevën edhe pse konfirmojnë se forca fizike e tyre ka shteruar tashmë.

Sërish naftëtaret i janë drejtuar me një thirrje kryeministrit Edi Rama që të gjejë zgjidhjen, por jo që ato të lenë grevën.

‘’Nuk dalim që këtu. I bëjmë thirrje kryeministrit Rama, do dalim kur të marrim pagat e fituara me gjyq.

Nuk negociojmë jashtë grevës se nuk kemi besim.’’- thonë ato.

Ditë pas dite Edi Rama i ka vendosur kushtin naftëtareve që të lenë grevën dhe më pas ai do shkojë vetë menjëherë për të negociuar, por vetëm pasi të plotësohet kushti.

Ndërkohë gratë kanë kërkuar një grup negociator që do diskutojë me kryeministrin, por nga ana tjetër ato të vijojnë grevën deri në zgjidhje.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Tuneli i Llogarasë, zgjatet masa e “arrest shtëpie” për Gjyli dhe Elezi

Zgjatet afati i paraburgimit në lidhje me masën “arrest...

Ilir Meta i drejtohet SPAK: “Parandaloni shkatërrimin e procesit”

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, i ka...

Negociatat për fundin e luftës, Pakistani i dërgon SHBA-së propozimin e ri të Iranit

Pakistani i ka dërguar SHBA-së propozimin e rishikuar të...

Ministri Nufi: forcojmë kapacitetet për reagim të shpejtë në emergjenca në të gjithë vendin

Ministri i Mbrojtjes, z. Ermal Nufi vizitoi Bazën e...