2.5 C
Tirana

Greqia tjetër masë ekstreme kundër COVID-19, pezullon të gjitha lejet e të burgosurve, mbi 12 mijë të izoluar

Më datë:

Greqia ka marrë tjetër masë drastike për të parandaluar përhapjen e shpejtë të koronavirusit. Mësohet se Ministria e Mbrojtjes së Qytetarit ka pezulluar të gjitha lejet e të burgosurve. Janë mbi 12 500 të burgosur që mbeten të izoluar, ku mbi 2500 prej tyre janë shqiptarë.

Ky vendim ekstrem ka revoltuar të burgosurit në 28 burgjet e vendit fqinj, për 4000 leje vjetore të humbura. Gjithashtu, ministria ka vendosur forca policore ekstra dhe roje sigurie pranë burgjeve për të shmangur ndonjë arratisje të mundshme apo përleshje mes të burgosurve.

Episode e përleshjeve në burgjet greke kanë qenë të shumta, sidomos mes shqiptarëve dhe algjerianëve. Ditët e fundit, policia greke po heton rrethanat e dy vdekjeve misterioze, me viktima një 30-vjeçar shqiptar të akuzuar për vjedhje dhe një 54-vjeçar grek, teksa nuk dihen ende detajet e kësaj ngjarjeje të rëndë.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Bardhi: Shabani u hodh në votim si kandidat pa firma, kallëzim penal për Peleshin

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi...

Gjykata Kushtetuese pezullon vendimin e GJKKO, rikthen në detyrë Belinda Ballukun

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku do të...

Marrëdhënia e ‘ftohur’ me SHBA, Kurti: Është faji i Serbisë, ne i jemi bindur gjithmonë

Edhe pse është një fakt publik ftohtësia që SHBA...

GREQI – Vazhdojnë protestat dhe bllokimet e rrugëve nga fermerët

Bujqit dhe blegtorët në rajonin e Greqisë Perëndimore po...