15.5 C
Tirana

Greqia synon të kthejë prapa 200 migrantë në javë në Turqi

Më datë:

Greqia ka bërë të ditur se në muajin mars do të fillojë ndërtimin e kampeve të mbyllura për migrantët në ishujt e saj të Egjeut dhe se synon të kthejë prapa në Turqi për çdo javë nga 200 azilkërkues të refuzuar, (AA).

Ministri grek i Migracionit, Notis Mitarachi, tha se kampet do të kenë një kapacitet për të strehuar në të njëjtën kohë deri në 20 mijë migrantë për tre muaj.

Mitarachi për radiostacionin grek “Skai” tha se kampet do të jenë gati deri në verë dhe se ndërtimet do të fillojnë në pesë ishuj në Detin Egje, gjegjësisht në Lesbos, Chios, Samos, Kos dhe Leros.

Ai theksoi se hyrja dhe dalja e migrantëve në kampe do të jetë e kufizuar dhe se ata do të lejohen të dalin gjatë ditës në varësi të rregullave të caktuara. Gjatë natës, tha ai, kampet do të jenë të mbyllura.

Mitarachi tha se Turqia ka bashkëpunuar plotësisht me kthimin e migrantëve.

Komisioneri i Lartë i OKB-së për Refugjatët (UNHCR) tha se numri i migrantëve që kanë hyrë në Greqi në vitin 2019 është 74.613.

Në vitin 2019, autoritetet turke ndaluan rreth 455 mijë migrantë të parregullt në të gjithë vendin, përfshirë 60 mijë që u përpoqën të kalojnë Mesdheun.

Në vitin 2018 në Turqi u ndaluan 268 mijë migrantë të parregullt, në vitin 2017 dhe 2016 nga 175 mijë, ndërsa në vitin 2015 u ndaluan 146 mijë migrantë të parregullt.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

“Metamorfoza”| Dënohet me 8 vite e 8 muaj burg Behar Bajri, lirohen dy ish-zyrtarët

Gjykata e Posaçme AntiKorrupsion (GJKKO) ka dhënë sot, 18...

Bie “Cloudflare”, shumë website ndalojnë së funksionuari

Miliona përdorues të internetit në mbarë botën po hasin...

“Berisha: ‘Foltorja’ nuk ishte protestë kombëtare, por… pjesëmarrja ishte më e ulët se pritshmëritë”

Kryetari i PD-së, Sali Berisha komentoi protestën e djeshme...