12.5 C
Tirana

Greqia rihap ishujt për turizëm me 15 Qershor

Më datë:

“Greqia pret turistë nga jashtë duke nisur prej 15 qershorit”, deklaroi kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, një vendim ky për të ndaluar kolapsin ekonomik.

Kreu i qeverisë greke tha se shumica e fluturimeve për në Greqi do të rifillojnë nga 1 korriku, kur hotelet sezonale do të rihapen dhe karantina 2-javore për të huajt nuk do të jetë më në fuqi. Po kështu ai shtoi se do të lejohen vetëm vizitorët nga shtetet ku pandemia Covid-19 shfaq nivele të ulëta.

Ndërkohë, turistët nga vendet me prekshmëri të lartë nga infeksioni janë të ndaluar.

“Ne do ta fitojmë betejën ekonomike ashtu si kemi fituar atë shëndetësore”, tha Mitsotakis, duke paralajmëruar se ndikimi financiar nga koronavirusi do të jetë i madh.

Turistët do të lejohen të hyjnë në Greqi pa test koronavirusi apo karantinë. Ministri i Turizmit, Haris Theoharis tha së zyrtarët shëndetësorë do të kryejnë teste atëherë kur kërkohet.

Greqia ka konfirmuar 2.878 raste, ndërsa janë regjistruar 171 vdekje.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Rexhepi takon ambasadorin e OSBE, në fokus sfidat e shqiptarëve në Luginën e Preshevës

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar (KKSH), Enkel Rexhepi, është...

Diskutime për projektin teknik të linjës hekurudhore Rrogozhinë-Pogradec

 Kryetari i bashkisë së Elbasanit, Gledian Llatja zhvilloi një...

Shabani: Mazhoranca i dha përparësi funksionimit të shtetit

Endri Shabani reagoi sot pas zgjedhjes si Avokat i...

Kuvendi seancë maratonë, miratohet buxheti 2026 dhe paketa fiskale

 Kuvendi u mblodh dje në një seancë plenare maratonë. Pas...