13.5 C
Tirana

Greqia rekomandon dozën përforcuese për mbi 60-vjeçarët

Më datë:

Autoritetet shëndetësore greke rekomanduan injektimin e një doze përforcuese të vaksinës antiCOVID-19 për personat mbi 60 vjeç, përballë një zgjerimi të mundshëm të COVID-19 në muajt e ardhshëm.

“Platforma elektronike për caktimin e takimeve për dozën e tretë të vaksinës për këto kategori do të hapet më 30 shtator”, njoftoi Marios Themistokleous, sekretar i përgjithshëm i Shëndetësisë, në një konferencë për shtyp.

Ai theksoi se “doza e tretë nuk është e detyrueshme, por rekomandohet pas gjashtë muajsh pas përfundimit të vaksinimit” për këto kategori.

Javën e kaluar, Greqia filloi administrimin e dozës së tretë të vaksinës për personat me sistem imunitar të dobësuar.

Vaksinimi është i detyrueshëm në Greqi për personelin infermieror dhe punonjësit në institucionet për të moshuarit dhe personat me aftësi të kufizuara, nën dënimin e të qenët teknikisht të papunë.

Në Greqi 56,7 për qind e popullsisë (10,7 milionë) është plotësisht e vaksinuar.

Në shtator, autoritetet zbatuan testin e detyrueshëm dhe jo më falas për të gjithë personat e pavaksinuar, qofshin ata punonjës të sektorit publik ose privat, nxënës dhe studentë, në mjete transporti ose në hapësira të mbyllura të hapura për publikun.

Maska mbetet e detyrueshme për të gjithë brenda dhe jashtë. /atsh

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Roboti Neo që bën punët e shtëpisë, në treg për 20 mijë dollarë

Shpikja më e madhe e shekullit të 21-të është...

Më 5 nëntor, seanca e parë e konsultimit për Kodin e Ri Penal

Në seancën plenare të Kuvendit, Ministri i Drejtësisë, Besfort...

Burgoset 32-vjeçari që aksidentoi për vdekje adoleshentin

Gjykata vendosi masën e sigurisë “arrest me burg” për...

Bogdani i ankohet Peleshit. Kryeparlamentari: Këtë problem kemi gjithë kohës

Teksa në foltore raportonte kryetarja e Këshillit të Lartë...