13.5 C
Tirana

Greqia “përgatitet për luftë”! Rrit buxhetin e mbrojtjes, merret Ok në Parlament!

Më datë:

Me 159 vota pro nga gjithsej 300 ligjëvënës, parlamenti grek ka miratuar  buxhetin e vitit 2025, megjithëse debatet patën në qendër të tyre pakënaqësinë sociale në rritje për shkak të çmimeve të larta të artikujve të kosnumit të përditshëm.

Por ajo që bëri përshtypje këtë herë ishte fakti që votimi për shpenzimet e mbrojtjes mori 258 vota pro dhe vetëm 41 kundër, me gjithsej 7 parti nga 9 gjithsej që i miratuan ato.

Tabela e dytë që dua të tregoj ka të bëjë me shpenzimet e mbrojtjes: 3.5 miliardë euro në 2019, 6.1 miliardë euro në 2025. Mendoj se edhe kjo tabelë ka një vlerë të veçantë dhe mendoj se është pozitive që po votoni.”, shprehet kryeministri Kyriakos Mitsotakis.

Votat pozitive në shpenzimet e mbrojtjes, edhe nga partitë e majta, tregojnë një konsensus të përgjithshëm ndërpartiak për nevojën e  investimeve në mbrojtje, duke pasur parasysh se Greqia konsiderohet një pjesë kritike e krahut juglindor të NATO-s  që ka tejkaluar në mënyrë të qëndrueshme udhëzimin për shpenzime në mbrojtje mbi 2% të PBB të rënë dakord në 2014 nga Aleanca. Kjo e ka kënaqur Uashingtonin dhe ka marrë komente pozitive nga presidenti i ardhshëm i SHBA, Donald Trump.

Duke iu referuar Turqisë fqinje, ministri i mbrojtjes Nikos Dendias deklaroi se në krahasim me Greqinë, Turqia shpenzon 14 herë më shumë para për pajisje.

“Sa është shuma që shpenzon vendi ynë fqinj për pajisje ushtarake në vitin 2025? Po ja u jap unë  përgjigjen. 26.8 miliardë. 14 herë sa harxhon Greqia! Pra janë shumë të tepërta shpenzimet e armatimit të vendit tonë, zonja dhe zotërinj?”, tha Dendias.

Siç dihet së fundmi Greqia është në bisedime me Izraelin për të blerë një kupolë kundërajrore dhe antiraketë prej 2 miliardë dollarësh.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

“Shqipëria përballë Një Valë Krimesh: Historia e Tre Vrasjeve që Ndryshuan Ndjenjën e Sigurisë”

DURRËS Pjetër Kodheli, 69 vjeç, mbeti i vrarë këtë të...

Ankimimi për shkarkimin nga detyra, Kushtetuesja njofton Erion Veliajn për seancën e 31 tetorit

Gjykata Kushtetuese ka njoftuar zhvillimin e seancës plenare publike...

Deputetët e PD-së takojnë delegacionin e BE: Zgjedhjet e 11 majit, një farsë elektorale

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi,...

Miratohen marrëveshjet e huas me BERZH dhe BEI për Korridorin VIII hekurudhor

Komisioni i Ligjeve miratoi sot dy marrëveshje të huas...