7.5 C
Tirana

Greqia nuk hap kufirin me Shqipërinë për turizëm

Më datë:

Greqia ka vendosur që të shtyjë për disa ditë hapjen e kufijve tokësorë me Shqipërinë. Lajmi është bërë i ditur nga zv.ministri grek i Mbrojtjes Civilem Nikos Kardhalias.

Sipas Kardhalias, ende nuk janë gati kushtet për hapjen e kufijve me Shqipërinë, pasi siç tha ai, ka një rritje të ndjeshme të shifrave të të infektuarve me covid-19 në vendin tonë.

Kardhalias vizitoi zonën e Janinës, ku pa nga afër situatën në Aeroport. Ai deklaroi se hapja e kufijve me Shqipërinë është një vendim që duhet të shtyhet. Madje gjatë orëve në vazhdim, do të ketë edhe një njoftim zyrtar të Athinës,e cila shef me shqetësim situatën ne kufijtë e saj veriore.

Edhe pse gati prej dy muajsh që janë hapur kufijtë mes Greqisë dhe Shqipërisë për të gjithë kategoritë e qytetarëve, përveç turistëve dhe deri tani nuk është evidentuar as edhe një rast i vetëm me covid-19 i mbërritur nga vendi ynë, duket se situata ne Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut është në limitet e saj, ndaj dhe autoritetet greke i druhen një vale të re covidi në vend.

Ende nuk ka një datë se kur do të hapen kufijtë për turistët,por besohet se datat 7 ose 15  korrik do të jenë më të mundshmet, kuptohet, nëse situata në vendin  tonë do të jetë në rënie të rasteve të infektuara.

Përjashtim do të bëjnë dogana e Promakonës në kufirin me bullgarinë,prej nga ku lejohen të hyjnë ne vend, përveç shtetasve europianë,edhe qytetarët serb, për të cilët u vendo të hapen kufijtë mbas një komunikimi mes kryeministrit grek Mitcokaqis dhe homologes se tij serbe.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Stamboll, përmbysen disa varka përgjatë bregdetit për shkak të stuhisë të fortë

Në rajonin Tuzla të Stambollit, disa varka të ankoruara...

Balluku në Novoselë: Duhen marrë masa para se situata të agravojë

Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku ndodhet në Novoselë, në një nga...

Bardhi hedh poshtë propozimin e Shehajt: Nuk do shkelim ligjin për favor të qeverisë

Anëtarët e PD në Këshillin e Mandateve, kanë deklaruar...