13.5 C
Tirana

Greqia lejon fluturimet e udhëtarëve nga Shqipëria, Turqia dhe Maqedonia e Veriut, ja çfarë ju duhet të keni me vete pas mbërritjes në aeroportet greke…

Më datë:

Greqia ka hequr kufizimet në fluturimet nga Turqia, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, të cilat u vendosën për të frenuar përhapjen e COVID-19.

Lajmi është bërë i ditur nga Autoriteti i Aviacionit Civil (YPA). Megjithatë të gjithë qytetarët që vijnë nga këto tre shtete në drejtim të Greqisë, duhet të kenë me vete një test negativ të COVID-19, e cila të jetë bërë 72 orë nga mbërritja e tyre në shtetin grek.

Gjithashtu, të gjithë udhëtarët duhet të qëndrojnë në karantinë për të paktën shtatë ditë. Gjithashtu një masë e tillë është marrë edhe për udhëtarët që vijnë nga Britania e Madhe dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, të cilët duhet t’i nënshtrohen një testi të shpejtë COVID në aeroportet greke pas mbërritjes në territorin helen.

Nëse gjatë këtyre testeve, ndonjë prej udhëtarëve do të rezultojë pozitivë, i duhet t’i nënshtrohet një karatenë 14 ditore. Greqia do të heqë disa nga masat kufizuese të COVID-19 javën e ardhshme, si pjesë e një plani i autoriteteve shtetërore, për të rihapur gradualisht ekonominë dhe turizmin.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Korçë, zbulohet një pikë e lojërave të fatit, në pranga 25-vjeçari pronar i lokalit

Policia e Korçës ka zbuluar një lokal në qytet...

Sekuestrohen në Sarandë pasuri me vlerë rreth 12 milionë euro

 Prokuroria e Sarandës, sekuestroi pasuri me vlerë rreth 12...

PL: Rritja e çmimit të biletës në linjat Kamëz-Tiranë, pasojë e keqqeverisjes

https://www.youtube.com/live/0ooq6h8FjAA?si=Gvn9fJ3z-Q6-b6vw&t=67 Sekretarja për Marrëdhëniet me Publikun pranë Partisë së Lirisë,...

Kosova pa qeveri: Kurti tregon opsionet e opozitës për zgjedhje ose qeveri të përkohshme

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, pas një...