Greqia, Franca, SHBA mesazh uniteti me manovra ushtarake në ishujt e Egjeut

Më datë:

Greqia raportoi sot se manovrat e gjera ndërkmbëtare ushtarake të quajtura ”Aleksandri i Madh” mbyllën operacionet në ishullin grek të Skiros.

Operacioni shumë-kombësh u krye në mënyrë të përbashkët nga ushtritë e Greqisë, Francës e SHBA, ku u përfshinë një rang i gjerë taktikash operacionale dhe skenare zbarkimi në ishull.

Të premten grupe ushtarake nga të tre kombet simuluan rikapjen e ishullit nga një ushtri armike.

Ekspertët ushtarakë dhe diplomatët nga ushtria greke thanë se ky ishte një mesazh direkt ndaj atyre që kanë pretendime se ishujt grekë të detit Egje duhet të militarizohen, duke iu referuar kryesisht Turqisë.

Ambasada amerikane në Athinë postoi të premten disa foto të manovrave ku merrnin pjesë dhe marinsat e SHBA.

”Në manovra u kryen stërvitje të integruara të komandës dhe kontrollit në nivel batalioni mes marinsave të SHBA, forcave të armatosura greke dhe vendeve partnere aleate, në përmirësimin e gatishmërisë, përforcimit të marrdhënieve dhe aftësive të dislokimit përkrah partnerëve”, tha ambasada e SHBA në Athinë.

 

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Apollo vs Artemis: Si ndryshoi Toka në 58 vjet

Pasi ekuipazhi i Apollo 8 kapi foton ikonike të...

Kultivonin kanabis në platforma polistiroli, arrestohen dy të rinj në Librazhd

Dy të rinj janë arrestuar në Librazhd, pasi kultivonin...

PD depoziton kallëzim penal pas protestës, akuza për shpërdorim detyre dhe pengim tubimesh

Partia Demokratike ka kallëzuar ministrin e Brendshëm, Besfort Lamallari...

Hetime për skemë me letrat bullgare, arrestohen dy zyrtarë të Gjendjes Civile

Policia Dibër ka arritur të finalizojë me sukses një...