6.5 C
Tirana

Greqi: Vjen njoftimi i rëndësishëm: Hapur dy pika kufitare, ja rregullat e reja nga testimi për Covid-19 te formulari on line

Më datë:

Teksa vendi ynë dhe jo vetëm po përballet me koronavirusi, lëvizja jashtë vendit është i është kthyer normalitetit.

Sipas njoftimit zyrtar të bërë nga autoritetet policore greke, në zbatim të vendimit të qeverisë greke, kufiri tokësor me Greqinë do të jetë i hapur vetëm nga Pikat e Kalimit Kufirit Kakavije dhe Kapshticë.

Në një njoftim për mediat, bëhen të ditura dhe kushtet që duhet të përmbushin qytetarët shqitparë apo dhe të huaj, me leje qëndrimi në Greqi.

NJOFTIMI
Shtetasit shqiptarë e të huaj me leje qëndrimi greke, shtetasit grekë dhe minoritarët që dëshirojnë të udhëtojnë drejt Greqisë duhet që brenda 48 orëve para udhëtimit të plotësojne online formularin PFL (Passenger Locator Form) në adresën zyrtare në linkun: https://travel.gov.gr/#/

Pas plotësimit të formularit online secili qytetar do të marrë ne e-mail një konfirmim me nje barcode të cilin do e paraqes para autoriteteve në pikën hyrëse të kalimit në Greqi .
Në rast se një qytetar nuk disponon konfirmimin me barcode, nuk do të lejohet të kalojë kufirin ⛔.
Qytetarët e vendeve të B.E-së apo vendeve të treta nuk lejohet të kalojnë kufirin.
Testimi për COVID-19 do të kryhet me përzgjedhje algoritmike dhe shtetasit që do i nënshtrohen testimit do të izolohen në adresën e deklaruar prej tyre deri në daljen e rezultatit. Në rast se qytetari rezulton pozitiv ✅ me COVID-19 do të karantinohet për 14 ditë në adresën e deklaruar.
Lëvizja e automjeteve të transportit të mallrave vazhdon normalisht si në hyrje edhe në dalje por edhe shoferët e kamionëve duhet të plotësojnë formularin online.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

“Plagosje fatale në Kavajë, 47-vjeçari ndërron jetë”

Një ngjarje e rëndë është shënuar pasditen e kësaj...

Qofte me lëng

Përbërësit: 500 g mish i grirë, 2 qepë mestare ose 1...

Reagon Komuniteti Mysliman: Gaz lotsjellës te Namazgjasë, besimtarët u dëmtuan

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë ka ndjekur me vëmendje ngjarjen...