16.5 C
Tirana

Greqi: Humbi kontrollin e avionit nga mjegulla, kush është piloti 32-vjeçar që u gjet i pajetë

Më datë:

Një avion është rrëzuar të dielën në Mitsikeli, Janinë dhe për pasojë ka ndërruar jetën piloti 32-vjeçar, i cili dyshohet të jetë me origjinë nga Iraku.

Mediat greke bëjnë me dije se trupi i tij i pajetë është zbuluar rreth orës 10:30 të mëngjesit të sotëm. Pasi u ngrit nga Kozani, sinjali i fundit i avionit ishte rreth orës 12:30 të mesditës të së dielës në zonën e Zagorit.

Mediat greke bëjnë me dije se piloti i ri humbi kontrollin nga mjegulla që mbulonte zonën gjatë fluturimit, ndaj avioni i tij u rrëzua në shpatet e malit Mitsikeli. Piloti ka marrë dëmtime serioze dhe pritet që të shkojë një tjetër helikopter për të transportuar trupin.

Piloti 32-vjeçar, gjurmët e të cilit humbën për tre ditë, është identifikuar si Amar Ibrahim.

Ai është një nga rreth 100 pilotët praktikantë nga Iraku që aktualisht jetojnë në qytetin e Kozanit dhe bëri fluturimin e tij të parë pa pasagjer në 28 korrik 2020.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Kos: Reformat e prapambetura në disa vende të BP, rrezikohen 300 milionë euro investime

Komisionerja për Zgjerimin e Bashkimit Europian, Marta Kos i...

Rama: Korridori VIII, projekt kritik për sigurinë në Europë

Kryeministri Edi Rama vlerësoi sot se Korridori VIII është...

Në Tiranë mbahet Samiti i Planit të Rritjes: pjesëmarrëse Komisionerja Kos dhe liderët e BP

Liderët e Ballkanit Perëndimor dhe Komisionerja për Zgjerimin e...

Shiste lëndë narkotike në Shëngjin, kapet në flagrancë 26-vjeçari

Vijojnë kontrollet për evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale...