12.5 C
Tirana

Greqi, 2 persona humbin jetën nga zjarret pyjore

Më datë:

Mësohet se 2 persona kanë humbur jetën nga zjarri që është paraqitur në zonën pyjore në gadishullin e Peloponezit të Greqisë, transmeton Anadolu.

Sipas mediave greke, jetën e humbën dy vullnetarë 35 dhe 40-vjeç të cilët morën pjesë në punimet për shuarjen e zjarrit pranë Xylokastros. Këta dy persona rezultonin të zhdukur që nga mbrëmja e djeshme.

Shërbimi zjarrfikës bëri të ditur se zjarri që filloi ditën e djeshme është vënë kryesisht nën kontroll mëngjesin e sotëm me ndërhyrjen e rreth 350 efektivëve të zjarrfikësve dhe 8 avionëve për shuarjen e zjarrit.

Autoritetet njoftuan se shumë fshatra u evakuuan si masë paraprake gjatë natës si pasojë e përhapjes së flakëve me shpejtësi për shkak të erërave të forta.

Një person humbi jetën në zjarrin që shpërtheu më 11 gusht në Varnavas, pranë Athinës dhe i cili u përhap në Vrilissia për shkak të erërave të forta.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

KOLUMBI – 15 viktima nga rrëzimi i një avioni

Një avion i vogël u rrëzua të mërkurën në...

Vengu: Mbi 345 milionë lekë dëmshpërblime për 15 bashkitë e prekura nga zjarret e verës

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu bëri sot të ditur...

Trump: Irani të arrijë një marrëveshje ose sulmi i ardhshëm i SHBA-së do të jetë shumë më i keq

Presidenti amerikan, Donald Trump, përsëriti thirrjen e tij për...

Kokona: Projektet publike, marrëdhënie të besueshme me sektorin publik dhe komunitetit

Drejtoresha e Korporatës së Investimeve Shqiptare (AIC), Elira Kokona,...