Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë marrë vendim që të anulojnë të gjitha projektet e rëndësishme të investimeve të tyre në Kosovë, derisa Qeveria e Kosovës të marrë vendim për anulimin e taksës kundër mallrave të Serbisë.
“Megjithëkëtë, SHBA-ja do t’i anulojë të gjitha këto projekte deri sa Qeveria nuk i heq taksat dhe nuk heq dorë nga planet për vendosje të reciprocitetit”, ka thënë një buritm për RTK.
Kjo është bërë e qartë edhe në një postim të ambasadorit Grenell në profilin e tij në Tëitter, ku thotë se nuk mund të ketë investime amerikane pa heqjen e taksës.
“Taksa duhet të hiqet në mënyrë që të funksionojnë investimet. Është thelbësore”, ka shkruar Grenell në Twitter./RTK/


