13.5 C
Tirana

Grabitja e armatosur në Mitrovicë që përfundoi me vrasje

Më datë:

Një grabitje e armatosur ka ndodhur mbrëmë në Mitrovicë, ndërsa pas të shtënave me armë një person ishte plagosur, e që më vonë ka ndërruar jetë.

Grabitja e armatosur ka ndodhur rreth orës 22:30 në rrugën “Mbretëresha Teutë” në Mitrovicë.

Viktima i cili dyshohet se është shitësi i dyqanit, është dërguar me urgjencë në Spitalin e Mitrovicës, por si pasojë e plagëve të marra, nuk ka arritur të mbijetojë.

Vdekjen e tij e konfirmuar zëdhënësja e Spitalit të Mitrovicës, Nita Mustafa.

“Mund të konfirmoj se një person i plagosur që kishte ardhur për trajtim ka ndërruar jetë. Meqë tash ka ndodhur e gjithë ngjarja nuk mund të deklaroj informacione tjera”, ishte shprehur Mustafa.

Ndërkaq, policia ka njoftuar se janë identifikuar dhe arrestuar dy persona të dyshuar dhe është sekuestruar një armë.

Ndryshe, grabitjen me armë në rrugën “Mbretëresha Teutë” në Mitrovicë, e kishte konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë në rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

Nga hetimet fillestare bëhet e ditur se dy persona të dyshuar e të maskuar nën kërcënimin e armës kanë tentuar të grabitin viktimën i cili ndodhej në dyqanin e tij, ndërsa nga të shtënat me armë ai kishte mbetur i plagosur, e më pas kishte vdekur nga plagët e marra.

Ai bëri të ditur se janë identifikuar dhe arrestuar dy persona të dyshuar dhe është sekuestruar një armë.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

SPAK thërret 40 dëshmitarë për vrasjen e Boriçit dhe tentativën ndaj Musabelli, gjyqi tensionohet

Tension dhe debate të ashpra kanë shoqëruar seancën e...

Rama nis vizitën zyrtare në Kosovë, pritet nga presidentja Osmani

Kryeministri Edi Rama ka nisur vizitën e tij në...

Duka rizgjidhet në krye të FShF-së edhe për katër vitet e ardhshme

Asambleja e Përgjithshme Zgjedhore e Federatës Shqiptare të Futbollit...

Alket Rizai në dhomën e vrasjes në burgun grek, hetimet fokusohen tek pistoleta dhe siguria

Vrasja e të burgosurit Antonis Papadatos pasditen e djeshme...