Grabitet pika e këmbimit valutor në rrugën “5 Maji”, policia në kërkim të autorit

Më datë:

Policia njoftoi sot se rreth orës 09:10, në rrugën “5 Maji”, një shtetas ende i paidentifikuar, nën kërcënimin e një sendi në dukje armë zjarri (pistoletë), ka vjedhur një shumë parash në një pikë këmbimi valutor brenda një qendre tregtare dhe është larguar nga vendi i ngjarjes.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje, kanë bërë rrethimin e zonës dhe kanë ngritur pika kontrolli në akset rrugore përreth.

Shërbimet e Policisë po krehin zonën dhe po vijojnë kontrollet me qëllim kapjen e autorit.

Ndërkohë, grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Mali i Krujës shpëton nga flakët, zjarri vihet nën kontroll

Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se zjarri masiv në...

Vrasja e 20-vjeçarit në Korçë, viktima shërbente në Forcat e Armatosura

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë...

Arktiku po humbet “betejën” me ngrohjen globale, arrihet rekordi historik

Ngadalësimi i shkrirjes së akullit në Arktik, i vërejtur...

Rizoto me fileto pule dhe perime

Kjo recetë u përgatit nga Gatime shqiptare Përbërësit: 1 fileto...