Grabitet një market në Lushnje, dëmi mbi 10 milionë Lekë

Më datë:

Një market ëstë grabitur në orët e para të mëngjesit në fshatin Golem i vogël të Lushnjes.

Burimet policore se dëmi i shkaktuar është mbi 10 milionë Lekë të vjetra.

Dyshohet se në vjedhje kanë marrë pjesë mbi 2 persona. Autorët hynë nga pjesa e pasme duke prerë hekurat dhe këputën kabllin e internetit për të pamundësuar regjistrimin e kamerave të sigurisë.

Përveç vjedhjes së marketit, autorët morën edhe automjetin e parkuar të komshiut pranë.

Por policia ka arritur që të kapë njërin prej bashkëpunëtorëve të vjedhjes, të cilit iu gjet edhe makina e vjedhur e komshiut, ku brenda gjetën një pjesë të mallrave që ishin marrë në market.

Ndërkohë, policia po vijon hetimet për të kapur autorët e tjerë të përfshirë në vjedhje.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

“e-Gjoba”, një hap i ri drejt transparencës në administratë

Inspektori i Përgjithshëm, Dashnor Sula mori pjesë sot në...

Inspektorët me kamera trupi, Rama: Përmirësojmë shërbimin ndaj qytetarëve

Kryeministri Edi Rama bëri të ditur sot se së...

Reshje dëbore në zonën e Qafë Thores, rrugët të kalueshme

Prefektura e qarkut Shkodër në përditësimin e situatës në...

Kontrollet në rrugë, mijëra gjoba dhe 40 procedime penale ndaj drejtuesve

Policia Rrugore e Tiranës ka intensifikuar kontrollet me mjete...