14.5 C
Tirana

Grabiten lokali në Durrës, arrestohen dy të rinjtë, një i tretë në kërkim

Më datë:

Policia e Durrësit ka njoftuar këtë të hënë, më 24 nëntor, se ka finalizuar operacionin e koduar “Masa”, duke arrestuar një 29-vjeçar që kishte thyer masën e sigurisë “arrest në shtëpi” dhe dyshohet se ka kryer disa vjedhje nëpër lokalet e qytetit bregdetar si dhe bashkëpunëtorin e tij 30-vjeçar.

Ndërkohë vijojnë kërkimet për identifikimin dhe kapjen e bashkëpunëtorit të tretë.

Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Durrës ndaluan:

-A.T., 29 vjeç, banues në lagjen nr. 4, i dënuar më parë dhe nën masën “Arrest në shtëpi” për një aksident rrugor me pasojë vdekjen, të ndodhur në vitin 2022;

-M.Ç., 30 vjeç, banues në lagjen nr. 8.

Arrestimet u bënë pas një pune hetimore intensive, ku rezultoi se më 18 nëntor 2025, gjatë orëve të natës, dy të arrestuarit në bashkëpunim me një person ende të paidentifikuar, kishin vjedhur sende me vlerë rreth 3 milionë lekë të vjetra në një lokal.

“Ndalimi i këtyre dy shtetasve u bë pas një pune intensive të ndjekur nga ana e specialistëve të Hetimit të Krimeve, ku ka rezultuar se këta dy shtetas, në bashkëpunim edhe me një shtetas tjetër ende të paidentifikuar, më datë 18.11.2025, gjatë natës, në lagjen nr. 18 Durrës, në lokalin e shtetasit L. K., kanë vjedhur sende të ndryshme brenda lokalit, me vlerë 3 000 000 lekë të vjetra.”, thuhet në njoftimin e uniformave blu.

Gjatë operacionit, Policia gjeti dhe sekuestroi automjetin me të cilin autorët dyshohet se kanë transportuar sendet e vjedhura, si dhe veshjet që përdornin për t’u maskuar gjatë kryerjes së vjedhjeve.

Në bashkëpunim me Prokurorinë, vijon puna për zbardhjen e plotë dhe dokumentimin ligjor të vjedhjeve të tjera që dyshohet se janë kryer nga i njëjti grup.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Vjedhje e kryer në bashkëpunim” dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Shkencëtarët zbulojnë një përfitim surprizues nga lëngu i portokallit

Një dietë e balancuar është çelësi i një jete...

Zgjerimi i BE-së, PE: Mos përdorni çështjet dypalëshe për të bllokuar integrimin

Çështjet e pazgjidhura dypalëshe mes shteteve anëtare të BE-së...

Aksident në aksin Lezhë- Milot, përplasen dy automjete, njëri përfundon e përmbysur në kanal

Një aksident është regjistruar pak më parë pranë kryqëzimit...

Vizita e Çelës dhe Dumanit në Belgjikë, fokusi tek antimafia dhe sekuestrimi i aseteve

Prokurori i Përgjthshëm, Olsian Çela dhe drejtuesi i Prokurorisë...