Gonzato: Dekriminalizimi i shpifjes për gazetarët njësoj si standardet e BE

Më datë:

 Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Silvio Gonzato ishte sot i pranishëm në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë në Tiranë, pjesë e tryezës së dialogut të hapur për ‘Promovimin e Lirisë së Shprehjes në Shqipëri’.

Gonzato e vendosi theksin e tij te dekriminalizimi i plotë i shpifjes për gazetarët në përputhje me standardet e Bashkimit Evropian.

Ai theksoi se, liria e medias është me një rëndësi të madhe edhe për vijimin e negociatave të Shqipërisë në rrugën drejt anëtarësimit në BE.

“Mendoj se grupet e punës, të ndryshme kanë nxjerrë rekomandime, si protokolli i sigurisë së gazetarëve. Kontributet janë të rëndësishme jo vetëm për reformën por dhe për ne si delegacion i BE për vlerësimin betejën dhe angazhimet në udhën  e shtetit të së drejtës dhe të vijojmë e përparimet e negociatave”, tha ambasadori Gonzato.

“Jam i vetëdijshëm që ka sfida, dhe disa rekomandime nuk janë marrë parasysh në fazën fillestare, i referohem rekomandimeve për të dekriminalizuar aspektin e shpifjes”, theksoi ai.

“Duhet të pranoj që afatet që janë vënë nga Brukseli ishin të atilla që ceduan cilësinë e procesit. Negociatat po ecin përpara, por ka ende punë. Specifikisht në çështjen e dekliminalizimit të shpifjes, objektivi më i lartë për BE mbetet dekriminalizimi i plotë në linjë me standardet e BE”, tha Gonzato.

Sa i përket ligjit për mediat audiovizive, Gonzato theksoi se, pritet një rishikim i ligjeve.

“Do të ndjek punën që do të bëni. Duam që ky eksperiment t’ia dalë mbanë”, tha ndër të tjera Gonzato.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Automjeti i punonjësit të policisë në Vlorë digjet, hetime për urdhër kriminal nga burgu

Digjet qëllimisht një automjet në pronësi të një punonjësi...

Protesta dhe përplasjet, Berisha ngre akuza për përdorim të mjeteve të forta nga policia

Një ditë pas protestës së PD, Berisha ka dënuar...

Nga “Mine Peza”, Balliu denoncon dhunën dhe akuzon policinë

Nga “Mine Peza”, ku vizitoi të ndaluarit e protestës...