Goldman Sachs mund të largohet nga partneriteti me Apple

Më datë:

Goldman Sachs është duke konsideruar largimin nga partneriteti me Apple, raportoi të premten Wall Street Journal.

Firma prodhuese e iPhone-ëve dhe Goldman Sachs kishin filluar shpërndarjen e një kredit karte virtuale në vitin 2019.

Banka në fjalë është në bisedime me American Express për marrjen sipër të partneritetit të kartës së saj të kreditit Apple, transmeton Telegrafi.

Por marrëveshja mes Goldman Sachs dhe American Express mund të përfshijë gjithashtu edhe marrjen në kontroll edhe të sipërmarrjeve të tjera që ata kanë me gjigantin teknologjik, thuhej tutje në raport, duke cituar persona që kanë njohuri për çështjen.

Reuters shkruan se ata kanë kontaktuar Apple, Goldman Sachs dhe American Express për të marrë më shumë informata në lidhje me raportimet, por se nuk kanë marrë përgjigje.

Apple tha në fillim të këtij viti se do të bashkëpunojë me Goldman Sachs për të ofruar kursime me shkallë të lartë për klientët e kartave, teksa bankat konkurrojnë për paratë e klientëve.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Automjeti i punonjësit të policisë në Vlorë digjet, hetime për urdhër kriminal nga burgu

Digjet qëllimisht një automjet në pronësi të një punonjësi...

Protesta dhe përplasjet, Berisha ngre akuza për përdorim të mjeteve të forta nga policia

Një ditë pas protestës së PD, Berisha ka dënuar...

Nga “Mine Peza”, Balliu denoncon dhunën dhe akuzon policinë

Nga “Mine Peza”, ku vizitoi të ndaluarit e protestës...