14.5 C
Tirana

Gogu: “Hetimorin” e kthyet në shfaqje politike, dëshmitarin kryesor nuk e dëgjoni se keni frikë

Më datë:

Deputeti i Partisë Socialiste, Toni Gogu duke iu drejtua deputetëve të opozitës lidhur me pretendimet e tyre për Komisionin Hetimor Hetimor për Shërbimet Publike të Sterilizimit dhe të Check-up në Shëndetësi, theksoi se “ju nuk doni të dëgjoni të vërtetën, dëshmitarin kryesor ju nuk e dëgjoni sepse keni frikë, por kërkoni dëshmitarë ekstra, kjo tregon që jeni në një mision të pastër shfaqje politike”.

Në fjalën e tij duke iu drejtuar kryetares së Kuvendit, Elisa Spiropali, Gogu u shpreh se “e mirëkuptoj tërësisht tolerancën tuaj për t’i dhënë opozitës kohën e pamjaftueshme për të ngritur për procedurë çështje të cilat nuk janë gjë tjetër veçse pjesë e strategjisë së tyre për të bërë një shfaqje politike”.

“Nëse je i interesuar për të vërtetën dëgjo dëshmitarët dhe mos i lër 48 orë të presin salloneve të Kuvendit, nëse je i interesuar për të vërtetën me çfarëdo lloj mjeti duan të paraqesin dëshminë, të pranohet. Por mos u trembni pranojini dëshmitarët atje”, tha Gogu.

Deputeti socialiste u shpreh se “për sa i përket pretendimit që konferenca e kryetarëve na paska vendosur gabim, ndërkohë që kërkesës së komisionit i mungonin të gjitha kriteret formale, dua të sqaroj se të gjithë seancën në nder të gjithë deputetëve të cilët nuk ishin pjesë e Konferencës së Kryetarëve ashtu siç ja bëtë me dije seancës i hapët rrugën një kërkese që nuk përmbushte kriteret formale dhe përsëri vetëm, pse opozita ka kërkuar një hetim dhe ia kemi krijuar të gjitha kushtet, e ka kërkuar disa herë dhe ia kemi plotësuar, por ka ardhur me vendim, por ka vendosur komisioni, ky Kuvend ka rregulluar me rregulloren e tij që komisionet janë autonome dhe në rast kur komisionet nuk arrijnë të vendosin, vendos seanca”.

“Në rastin konkret nuk kishte një vendim komisioni qoftë edhe të pavlefshëm, kishte një kërkesë të 7 deputetëve po sikur të kishte edhe një kërkesë të 8 deputetëve për ta mbyllur atë çdo të bënim. Telashet e komisionit dhe gjithë tollovia e komisionit, i cili nuk po pyet dëshmitarët tregon fare qartë, ju zotërinj jeni të interesuar për audiencë politike ju nuk jeni të interesuar për të vërtetën”, tha Gogu.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Berisha denoncon Ramën: “AKSHI tejkalon çdo krim”, tregon skenarin e protestave

Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka treguar se cili...

SPAK: Dëshmitarët e Ballukut janë kërcënuar gjatë seancave të mbyllura

Këshilli i Mandateve është mbledhur sot në orën 10:00...

I akuzuar për korrupsion dhe trafik droge, arrestohet 64-vjeçari, pritet ekstradimi në Itali

BERAT- Adriano Patozi 64-vjeçari është arrestuar nga policia pasi rezulton...

Elbasan: Konflikti familjar përfundon me arrestimin e një të riu

Sherr në një familje në Elbasan. Një 34-vjeçar akuzohet...