3.5 C
Tirana

Goditja ndaj grupit të Suel Çelës, Apeli lë në burg ish-gjyqtaren Pajtime Fetahu

Më datë:

Gjykata e Posaçme e Apelit la në fuqi masën e sigurimit arrest në burg për ish-gjyqtaren Pajtime Fetahu. Po ashtu arrest në burg u la edhe për anëtarët e arrestuar të grupit të Suel Çelës, Marsel dhe Xhino Roka. Ndërkohë mësohet se Apeli ka shfuqizuar masën e sigurimit detyrim paraqitjeje për gazetarin Elton Qyno.

Kujtojmë se Prokuroria e Posaçme lëshoi 21 masa sigurimi për persona të përfshirë në krimin e organizuar, ish-zyrtarë të drejtësisë, policisë, si dhe 2 gazetarë. 18 prej masave të sigurisë janë “arrest në burg” dhe 3 të tjera më të lehta, si ajo e “arrestit në shtëpi” dhe “detyrimit për t’u paraqitur” kur goditi grupin e Çelës.

SPAK tha se arriti të zbulonte dy raste të trafikut të kokainës nga Amerika Latine, drejt vendeve të Bashkimit Europian u dokumentuan nga ky hetim dhe SPAK thotë se me paratë e fituara nga trafiku, organizata ka financuar ndër vite eliminimin e kundërshtarëve në qytetin e Elbasanit.

Mes ngjarjeve të bujshme të zbardhura është tentativa e vrasjes ndaj Ardian Çapjes, në Gusht të 2020, me snajper nga Kodra e Krastës në Elbasan. Ardian Çapja ndodhet në qeli i dënuar me burgim të përjetshëm për një vrasje të 2012.

Për realizimin e qëllimeve të veta kundër kundërshtarëve të tyre, apo edhe për të krijuar mbrojtje për vete, organizata kishte arritur të korruptonte funksionarë të drejtësisë, policisë dhe medias.

Organizata kriminale, nga hetimet e përbashkëta të kryera mes SPAK, Belgjikës, Francës dhe Ekuadorit, tregoi se paratë përdoreshin për financimin e blerjes së kokainës, silleshin kesh në Shqipëri dhe investoheshin në biznese në dukje të rregullta.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Seanca në GJKKO, zbardhet dëshmia e Nuredin Dumanit: Një oficer policie bashkëpunonte me krimin duke…

I penduari i drejtësisë Nuredin Dumani ka dhënë dëshmi...

10 emigrantët e paligjshëm më të rrezikshëm mbërrijnë në Gjirin e Guantanamos

 Ka mbërritur në qelitë e paraburgimit në Guantanamo grupi...

Belind Këlliçi nën hetim për falsifikim të diplomës, nëndrejtoresha e “Harry Fultz” thirret në SPAK

SPAK ka thirrur nëndrejtoreshën e një instituti arsimor, Brikena...