Dronët ukrainas goditën gjatë natës të së mërkurës, 15 korrik, 20 anije ruse në Detin e Zi, përfshirë 17 cisterna nafte.
Lajmi u bë i ditur në Telegram nga komandanti i forcave të dronëve të Ukrainës, Robert Brovdi, i cili shtoi se mes objektivave ishin edhe dy anije-cisternë për transportin e gazit dhe një rimorkiator.
Ndërkohë sot është përpjekja e fundit e unionit evropian për arritjen e një marrëveshjeje mbi pakeën e 21-të të sanksioneve kundër Rusisë. Mbetet për tu parë nëse kufiri maksimal i çmimit të naftës ruse do të mbetet në 45 dollarë për fuçi apo do të rritet në 65 dollarë.
Vetëm një ditë më parë, dronët ukrainas sulmuan rafinerinë e naftës Gazprom Neftekhim Salavat, në Republikën e Bashkortostanit, në jugperëndim të Rusisë.
Gazprom Neftekhim Salavat është një nga komplekset më të mëdha petrokimike të Rusisë. Sipas Moscow Times, gjatë vitit 2024 rafineria përpunoi 7,2 milionë tonë lëndë të para naftore, që përbën rreth 2,7% të kapacitetit total të rafinimit të naftës në Rusi.
Kjo nuk është hera e parë që impianti bëhet objektiv i sulmeve. Rafineria ishte goditur edhe dy herë më parë nga dronët ukrainas në shtator të vitit 2025


