10.5 C
Tirana

Glauk Konjufca: Serbia e mbushur me varre masive të shqiptarëve, nuk ka paqe pa pranuar krimet

Më datë:

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, tha se nuk do të ketë paqe e stabilitet në rajon derisa Serbia nuk e pranon pavarësinë e Kosovës dhe krimet që i ka kryer në Kosovë.

Kreu i legjislativit tha se Kosova nuk duhet të pranojë asnjë kompromis me Serbinë në bazamentin e shtetit, në te cilin tha se ndodhet gjaku i martirëve të Kosovës. Këto deklaratat Konjufca i bëri pas homazheve në Kompleksin e Varrezave në Rrezallë në përvjetorin e masakrës së 5 prillit të vitit 1998.

Para memorialit të martirëve në fshatin Rezallë të Skenderajt, Konjufca tha se sakrica e popullit të Kosovës është në themelet e institucioneve të shtetit.

“Serbia është ajo që është e mbushur me varreza masive të shqiptarëve të vrarë gjatë luftës së vitit 1998-1999, prej forcave shtetërore, ushtarake e paramilitare të Serbisë, prej Batajnicës e Loqenit Peruqac e deri në Kizhevak, po ashtu Rudnicë e Rashkë Serbia është e mbushur me varreza masive të shqiptarëve të cilat i fsheh qëllimisht e ky është krim i shumështë, pra janë masakra të cilat na i ka bërë gjatë luftës e pastaj rrëmbimi i trupave e pastaj fshehja e tyre e bile në mënyrë të organizuar shtetërore edhe kërcënimi i gjithë atyre që tregojnë se ku janë ato varreza masive”.

“Prandaj krejt çka na mbetët të themi është se nuk do të ketë paqe e stabilitet në rajon për pa i pranu Serbia këto krime, për pa u distancu prej këtyre krimeve shtetërore qe i ka bërë dhe pa e pranuar Pavarësinë e Kosovës”, tha Konjufca.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Roboti Neo që bën punët e shtëpisë, në treg për 20 mijë dollarë

Shpikja më e madhe e shekullit të 21-të është...

Më 5 nëntor, seanca e parë e konsultimit për Kodin e Ri Penal

Në seancën plenare të Kuvendit, Ministri i Drejtësisë, Besfort...

Burgoset 32-vjeçari që aksidentoi për vdekje adoleshentin

Gjykata vendosi masën e sigurisë “arrest me burg” për...

Bogdani i ankohet Peleshit. Kryeparlamentari: Këtë problem kemi gjithë kohës

Teksa në foltore raportonte kryetarja e Këshillit të Lartë...