8.5 C
Tirana

Gjysmëhëna e Kuqe Turke ndan ndihma për nevojtarët në Kosovë me rastin e Ramazanit

Më datë:

Nën moton “Hilal Olsun Türkiye”, Gjysmëhëna e Kuqe e Turqisë në bashkëpunim me Konsullatën e Përgjithshme turke në Prizren do të ndajë pako ushqimore për 500 familje nevojtare në Kosovë këtë vit me rastin e muajit të bekuar të Ramazanit, raporton Anadolu Agency (AA).

Në shpërndarjen e ndihmave në Prizren morën pjesë Ndihmëskonsulli i Përgjithshëm turk në Prizren, İsmail Cenk Şen, dhe anëtari i bordit drejtues të Gjysmëhënës së Kuqe, Ercan Tan, si dhe përfaqësues nga Kryqi i Kuq i Kosovës.

Duke folur në lidhje me aktivitetet humanitare, Tan deklaroi Gjysmëhëna e Kuqe e Turqisë synon të arrijë deri te tetë milione njerëz në nevojë në 18 vende të ndryshme gjatë muajit të Ramazanit.

“Ne si Gjysmëhënë e Kuqe jemi pranë vëllezërve tanë. Kemi ardhur për të shpërndarë 500 kuti ushqimore për 500 familje. Ne përpiqemi të jemi pranë vëllezërve kosovarë, duke i rritur vazhdimisht këto ndihma. Ne po i përcjellim për vëllezërit në Kosovë donacionet që i kemi marrë nga vëllezërit në Turqi. Kemi sjellë edhe përshëndetjet e tyre”, tha Tan.

Nëpërmjet Kryqit të Kuq të Kosovës, 500 pakot ushqimore, krahas Prizrenit, do të shpërndahen edhe në komuna si Prishtina dhe Suhareka. /aa

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Beqaj kundër vendimit të Kushtetueses: Shfuqizimi i “arrestit me burg” është i paefektshëm

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj ka reaguar publikisht pas...

Mashtruan qytetarët me premtime për apartamente, arrestohet çifti në Tiranë

Iu merrnin shuma të mëdhaja parash, qytetarëve, duke i...

Spiropali: Viti 2026, vendimtar për mbylljen e procesit teknik të negociatave me BE-në

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali...

KLGJ ia “pasoi” ILD-së rastin e Irena Gjokës, reagon PD: Përpjekje për zvarritje të çështjes!

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka reaguar pas vendimit...