19.5 C
Tirana

Gjysmë milion persona të evakuar nga zjarret në Oregon, 12 viktima

Më datë:

Një gjysmë milion persona kanë marrë urdhër të evakuohen në shtetin e Oregonit, pas zjarreve të pazakonta që kanë përfshirë bregun perëndimor të SHBA-së, njoftuan autoritetet lokale.

“Rreth 500 000 banorë të Oregonit janë evakuar dhe shifra vazhdon të rritet”, sipas një deklarate zyrtare.

Zjarrëfikësit vazhdojnë të luftojnë kundër më shumë se 100 zjarreve që kanë përfshirë që prej disa ditësh bregun perëndimor të SHBA-së, ku si pasojë kanë humbur jetën 12 persona, mes të cilëve një foshnje dhe kanë detyruar dhjetëra mijëra banorë të largohen nga flakët.

Në Kaliforninë Veriperëndimore, zjarri i quajtur “August Complex Fire”, një grumbullim prej 37 zjarresh që kanë prekur pyllin Mendocino duke nisur nga 17 gushti, u bë zyrtarisht më i madhi në histori në këtë shtet, duke djegur më shumë se 190 000 hektarë.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Bashkëpunonin me inteligjencën ruse, policia britanike arreston 3 persona në Londër

Tre persona janë arrestuar në Londër me dyshimin se...

Shiste produkte bujqësore të skaduara/ Tiranë, vihet në pranga 35-vjeçari

Finalizohet operacioni policor i koduar “Expiration”. Operacioni u zhvillua nga...

Raporti i OSBE-së/ “Reagim qytetar, një orë e më parë!”, Salianji: Në Shqipëri s’pati zgjedhje të lira

Ish-deputeti i PD-së, Ervin Salianji ka reaguar në lidhje...

“Tre persona janë prangosur pas sulmeve ndaj taksistit dhe grabitjes së celularit”

Tre shtetas janë arrestuar nga policia e kryeqytetit. Blutë njoftojnë...