“Gjyqtari Astrit Kalaja u qëllua për vdekje brenda sallës së gjyqit, avokatja: Kishim frikë dhe qëndruam të fshehur”

Më datë:

Një avokate nga Lushnja ishte e pranishme në gjykatën e apelit kur ndodhi vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja.

“Frika dhe pasiguria në çastet e para prekën të pranishmit në ambientet e gjykatës kur u dëgjuan të shtënat”,  tregon avokatja Solvega Topulli  .

Sipas saj, pasi pa të plagosurit dhe gjyqtarin Kalaja të gjakosur, të pranishmit e tjerë kanë mbyllur dyert  e sallës së gjyqit dhe kanë qëndruar të fshehur.

Vrasjen e gjyqtarit dhe plagosjen e dy dëshmitarëve e cilëson si ngjarjen më të rëndë të ndodhur ndonjëherë ndaj drejtësisë.

Kontrollet në gjykata nuk ekzistojnë sipas avokates dhe situata është e pasigurt edhe në gjykatën e shkallës parë në Fier.

Masat e sigurisë në këtë gjykatë nuk ekzistojnë as për gjyqtarët dhe as për qytetarët.

Avokatja Topulli ngre shqetësimin se ngjarja mund të përsëritet edhe në këtë gjykatë, ku kërcënimi për jetën është në çdo moment.

Në Fier janë 15 gjyqtarë dhe vetëm 5 salla gjyqesh për zhvillimin e seancave.

Në pritje të orarit të gjyqeve, në një ambient të përbashkët presin me orë të tëra të arrestuarit, avokatët, prokurorët gjykatësit dhe pala kundërshtare.

Frika se mund të ndodhin incidente është e madhe. Në Gjykatën e Fierit, problemet me sigurinë e ambienteve janë ngritur edhe më herët nga avokatët, por asnjë masë nuk është marrë për ndryshimin e gjendjes.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Protesta kundër ndërtimeve në zonat e mbrojtura zhvendoset nga Ministria e Brendshme te Kryeministria

Është mbajtur sot protesta në Tiranë kundër ndërtimeve në...

Kuvendi i PD miraton rezolutë: 11 maji “farsë elektorale” dhe kërkesë për qeveri teknike

Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike ka miratuar një rezolutë,...

Gjykata e Lartë lë në fuqi arrestin për Mario Çelën dhe Sergej Hasanpapajn, rrëzon rekursin

Gjykata e Lartë ka refuzuar kërkesat për ndryshimin e...

Rama në Lezhë: PD “humbëse kronike” dhe akuza për shkelje të embargos ndaj Millosheviçit

Nga Lezha, kryeministri Edi Rama ironizoi kundërshtarët politikë, duke...