13.5 C
Tirana

Gjyqi “Plumbi i Artë”: SPAK sjell prova nga Franca, debate të forta për Shkozën, Avdian, Doklen dhe Ramazanin

Më datë:

Ka nisur seanca gjyqësore për dosjen e njohur si “Plumbi i Artë”, ku përfaqësuesja e SPAK, prokurorja Doloreza Musabelliu, po lexon provat shkresore të dosjes hetimore.
Gjatë seancës, prokurorja deklaroi se nga hetimet janë identifikuar kodet e platformës së koduar Sky EÇ që disponoheshin nga i penduari i drejtësisë Nuredin Dumani, duke e përsëritur këtë fakt në tre raste.

SPAK lexoi procesverbalet e identifikimit të tre llogarive Sky nga Dumani, si edhe për të pandehurit Henrik Hoxhaj, Aldo Baho, Erjon Alibej, Armand Tragaj, Ardian Subashi (ose Çollaku), Arjan Saliu (i vrarë) dhe Festim Qoli, ku sipas akuzës rezultojnë episode të ndryshme kriminale.


Në bisedat e administruara si prova flitet për vrasjen e Dorian Shkozës dhe Anxhelo Avdias, për planet për të vrarë Indrit Doklen dhe Emiliano Ramazanin, si edhe për ngjarje të tjera të rënda kriminale. Prokuroria lexoi gjithashtu procesverbalet që lidhen me shkatërrimin me eksploziv të banesës së Talo Çelës, vrasjen e Fatmira Dedjes, si dhe dokumente për ngjarje të tjera, përfshirë atentatin ndaj Sanxhaktarit dhe vrasjen e dy vëllezërve Haxhia.


“Ju vendosim në dispozicion procesverbalet dhe provat shkresore mbi të gjitha faktet penale që nisin nga faqja 174, duke filluar nga sigurimi i kushteve për të vrarë Elton Kilën dhe njëkohësisht tentativa për të vrarë Nuredin Dumanin”, deklaroi përfaqësuesja e SPAK. Në këto materiale përfshihen këqyrjet e vendngjarjeve dhe procesverbalet e thënieve të bashkëpunëtorit të drejtësisë.

Kundërshtimet e mbrojtjes
Para nisjes së seancës, i pandehuri Asllan Plaku akuzoi sërish prokurorin Behar Dibra, duke pretenduar se ishte arrestuar pa prova dhe se për Nuredin Dumanin nuk kishte dhënë asnjë rrëfim. Gjatë leximit të provave, ndërhyri edhe avokatja e Altin Ndocit, i cili është në arrati. Ajo kundërshtoi përdorimin e disa procesverbaleve të Sky EÇ në këtë gjykim, me argumentin se ato lidhen me persona që nuk janë pjesë e këtij procesi, por janë veçuar.


Mbrojtja kërkoi që gjykata t’i kërkojë SPAK-ut të vendosë në dispozicion CD-të e ardhura nga autoritetet franceze, në kuadër të parimit të zbulimit të së vërtetës. Sipas saj, duhen vënë në dispozicion konkretisht PIN-et apo terminologjia e përdorur në Sky EÇ nga shtetasi Altin Ndoci, si dhe çdo provë që lidhet me akuzën për vrasjen e Andi Zylyfit.

“Me gjithë dëshirën e mirë për të besuar prokurorinë, ne kemi të drejtën t’i verifikojmë provat dhe të ndjekim parimin e kontradiktoritetit. Nuk mjaftojnë email-et me një shtet tjetër, duam provën konkrete”, u shpreh avokatja.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Një shëtitje pas ngrënies mund të ndryshojë mënyrën se si truri dhe trupi reagojnë ndaj ushqimit

Të ngrënit nuk e furnizon vetëm trupin me karburant...

Balla: Rama mes folësve kryesorë në takimin e Bordit të Paqes

Kryeministri Edi Rama do të flasë sot në mbledhjen...

Avokati i Metës flet pasi u dhunua: Jam si hekuri që përthyhet, por nuk thyhet

Avokati i ish-presidentit Ilir Meta, Kujtim Cakrani, ishte i...

Arrestimi i ish-princit Andrew, reagon Mbreti Charles III: Drejtësia ka mbështetjen dhe bashkëpunimin tonë

Charles III ka reaguar publikisht pas arrestimit të vëllait...