Gjyqi i Ilir Metës shtyhet, gjykata pezullon afatet e paraburgimit

Më datë:

Gjyqi ndaj ish presidentit Ilir Meta është shtyrë më datë 15 tetor.

Shkak i shtyrjes së seancës është bërë mungesa e avokatëve të ish presidentit, të cilët po zbatojnë bojkotin e Dhomës Kombëtare të Avokatisë.

Sakaq gjykata ka pezulluar afatet e paraburgimit dhe ka gjobitur me dy avokatët e Metës dhe Kryemadhit me nga 5 mijë lekë.

Në seancë ish-presidenti Ilir Meta shprehu se mungesa e avokatëve po përdoret në mënyrë abuzive për të pezulluar afatet e paraburgimit.

“Sikurse e dini nga përvoja në këtë çështje, ashtu sikurse edhe prokurorët e dinë, unë kam qenë i pranishëm qe prej ditës së parë. Në mënyrë abuzive përdoret mungesa e avokatëve për pezullimin e afateve të paraburgimit, në mënyrë që të mos më njihet asnjë ditë burg. Nuk e kuptoj konfliktin mes avokatëve dhe Gjykatës.

Unë nuk mund t’i kërkoj avokatit tim të humbas licencën. E kundërshtoj kërkesën e prokurorisë që të pezullohet ecja e afateve të paraburgimit.

Unë jam këtu dhe jam që të vijoj gjykimi, ose ndryshe ky konflikt është i stisur. Unë kam kërkuar ndërhyrjen e Kuvendit, unë nuk jam shkak i këtij konflikti”, tha Meta.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Zgjedhja e presidentit, Kurti: Sot do të nisim komunikimet me opozitën

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se sot...

“Futini dhe një listë pagash”/ Debate te Ligjet, Manja përplaset me Strazimirin

Gjatë prezantimit të projektligjit “Për parandalimin e pastrimit të...

Kërkohej nga Italia për trafik droge, pranga 47-vjeçarit në Kavajë

Një 47-vjeçar i kërkuar ndërkombëtarisht nga autoritetet italiane është...

Veliaj kundër Reformës Territoriale, kërkon pezullimin e shqyrtimit të projektligjit

Kryebshkiaku i Tiranës, Erion Veliaj i ka dërguar një...