13.5 C
Tirana

“Gjyq publik”, këshilli bashkiak i Vlorës i kërkon Dritan Lelit ballafaqim me Edi Ramën

Më datë:

Anëtarët e këshillit të bashkisë Vlorë kërkojnë mbledhje jashtë radhe të këshillit të bashkisë.

Arsyeja lidhet me një ballafaqim mes kreut të bashkisë Vlorë Dritan Leli dhe kryeministrit Edi Rama, ku kërkohet prezenca e këtij të fundit.

Në shkresën më poshtë këshilltarët kërkojnë këtë ballafaqim për shkak të gjendjes të shërbimeve vendore, si pastrimi, mirëmbajtja, ndriçimi i qytetit etj.

Kujtojmë se mes kryeministri Edi Rama dhe kryetarit të Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli ka pasur përplasje të vazhdueshme.

Këto përplasje u tensionuan akoma më shumë vetëm pak javë para zgjedhjeve të 25 prillit, ku u raportua se pati një debat të ashpër mes Ramës dhe Lelit.

Përplasja u tha se erdhi pas refuzimit nga ana e Lelit, të propozimit të Ramës për të lënë mandatin e kryebashkiakut dhe përfshirjes së tij në listën e kanidatëve për deputet.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Berisha: Së shpejti, protesta e parë kombëtare

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, parlajmëroi sot se...

Koçiu: Gjobë për çdo tejkalim të lejes së ndërtimit, kallëzim penal dhe prishje të menjëhershme

Operacioni kombëtar për vendosjen e ligjshmërisë në territor për...

Dëshmia e Rrumit të Shijakut në gjyq: Çfarë po bëja para atentatit në makinën e Ndojës

Këtë të premte, më 7 nëntor, po zhvillohet gjyqi...

Vendimi i GJK, reagon Veliaj: Shteti ka ende busull! Do bëj çdo gjë që…

Erion Veliaj ka reaguar këtë të premte, 7 nëntor,...