3.5 C
Tirana

Gjykatësi ‘i hap rrugën’ planit të Trump për reduktimin e punonjësve federalë

Më datë:

Një gjykatës federal i hapi udhë të mërkurën planeve të Presidentit Donald Trump për të tkurrur numrin e punonjësve federalë përmes një programi që u jep atyre mundësi të japin dorëheqje në këmbim të stimujve financiarë.

Gjykatësi George O’Toole Jr. në Boston vendosi se disa sindikata punonjësish nuk kishin të drejtë ligjore për ta kundërshtuar planin.

Zoti Trump synon të përdorë stimuj financiarë për të inkurajuar punonjësit qeveritarë që të dorëhiqen. Kjo është një fitore e rëndësishme ligjore për presidentin republikan, pas një sërë sfidash gjyqësore.

“Kjo tregon se strategjia e proceseve ligjore për qëllime politike nuk do të mbizotërojë mbi vullnetin e 77 milionë amerikanëve që mbështetën Presidentin Trump dhe përparësitë e tij”, tha zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Karoline Leavitt.

Është e paqartë se sa punonjës federalë e kanë pranuar ofertën për t’u dorëhequr nga puna, në këmbim të pagës deri më 30 shtator, por Shtëpia e Bardhë tha të premten se numri i tyre ishte 65,000.

Programi është udhëhequr nga zoti Elon Musk që po shërben si këshilltari më i lartë i Presidentit Trump për shkurtimin e shpenzimeve federale.

Sipas sindikatave, plani është i paligjshëm. Ato i kërkuan gjykatësit O’Tool ta pezullonte atë dhe të mos lejonte që Zyra për Menaxhimin e Personelit të vazhdonte t’u jepte mundësi punonjësve të qeverisë federale që të pranonin programin.

Një avokat i Departamentit të Drejtësisë e cilësoi planin si “një dalje emergjence” për ata punonjës federalë që mund të kenë organizuar jetën e tyre duke mbajtur parasysh se punonin në distancë dhe që tani janë urdhëruar që të kthehen në zyrat qeveritare./VOA

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Berisha: Nuk do të ketë urbanizim përpara legalizimit

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha zhvilloi sot një...

Drejtoi automjetin në gjendje të dehur, SPAK dërgon për gjykim deputetin Qani Xhafa

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka...

Gjykata e Lartë rrëzon Monika Kryemadhin, lë në fuqi sekuestrimin e banesës te Kodra e Diellit

Gjykata e Lartë ka vendosur të lërë në fuqi...