Gjykata vendos masën e sigurisë ndaj personit që kërcënoi prokuroren Drita Hajdari

Më datë:

Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit A.A. për shkak të veprës penale shtytje në vrasje.

Gjykata ka marrë aktvendim dhe ka refuzuar kërkesën e prokurorisë për caktimin e paraburgimit kundër A.A. dhe të njëjtit i ka caktuar masën ndalim prej një muaji që të mos i afrohet të dëmtuarës në këtë rast, prokurores së PSRK-së Drita Hajdari në distancën prej së paku 100 metra.

Po ashtu, gjykata ka konstatuar se masa ndalim për t’iu afruar personit të caktuar kundër të pandehurit A.A. është masë e mjaftueshme dhe adekuate për zhvillimin e pa penguar të rrjedhës së procedurës penale në këtë fazë të procedurës penale.

Prokurorja e Prokurorisë Speciale, Drita Hajdari, mëngjesin e së shtunës (11.01.202020, është drejtuar në Policinë e Kosovës, ku ka paraqitur një rast të kërcënimit.

Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës, duke thënë se kanë pranuar informatën se prokurorja Hajdari është kërcënuar me jetë.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Berisha në Asamblenë e Përgjithshme të IDC-CDI, në cilësinë e zëvendëspresidentit

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka marrë pjesë...

Bojkot i opozitës në Parlament, deputetët kërkojnë reflektim ndaj kërkesave të qytetarëve

Kemi shpallur mospjesëmarrje në seancat parlamentare dhe jo në...

Alban Dokushi rikthehet në krye të administratës së Bashkisë së Tiranës

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka firmosur...

GJKKO vendos rikthimin e dosjes së Roshit për hetime të mëtejshme

Gjykata e Posaçme ktheu për hetime të mëtejshme të...