6.5 C
Tirana

Gjykata lë në burg ish-deputetin e PS-së, Jurgis Çyrbja

Më datë:

Gjykata e Posaçme ka lënë në burg ish-deputetin e Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja.

E njëjta masë sigurie u konfirmua edhe për Ahmet Mashën.

Gjatë seancës që u zhvillua këtë të martë, avokatët e Çyrbjes kërkuan kohë që të njihen me dosjen.

Ata pretenduan se klienti i tyre nuk e ka përdorur asnjëherë aplikacionin Sky ECC.

Nga ana tjetër, vetë Çyrbja nuk ka dhënë asnjë shpjegim para togave të zeza.

Kujtojmë se ish-deputeti i PS-së në qarkun e Durrësit u arrestua me urdhër të SPAK pasditen e së dielës.

Prokuroria e Posaçme njoftoi se gjatë ushtrimit të detyrës së tij si deputet, Çyrbja i ka ofruar favorizime të shumëkërkuarit të drejtësisë Altin Hajri.

Ky i fundit në këmbim i siguronte vota për t’u zgjedhur deputet në zgjedhjet parlamentare të vitit 2021.

Një tjetër akuzë ndaj tij është edhe nxjerrja e sekretit hetimor. Për këtë, ai ka bashkëpunuar me Ahmet Mashën.

Ata kanë dekonspiruar të paktën 7 operacione te policisë për arrestimin e disa të kërkuarve

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Çako: Dron termik për të lokalizuar 2 barinjtë e mbetur në tokat e përmbytura në Hasturkas në Fier

Kreu i Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, Haki Çako...

Nis gjykimi për rezervat shtetërore, seanca mbyllet për publikun

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë sot po mbahet seanca...