Gjykata e Lartë kërkon nën presion betimin e gjyqtarit të saj Asim Vokshi, për të plotësuar vendin vakant në Gjykatën Kushtetuese.
Edhe pse kandidatja më e votuar Naureda Llagami është duke ndjekur betejën ligjore për të njohur rezultatin e saj si fituese e konkurrimit për anëtarin e ri të Kushtetueses pasi ka marr 3 vota më shumë se Vokshi, ndonëse një ju konsiderua e pavlefshme nga komisioni me sekretarët e Gjykatës së Lartë.
Duke qenë se Gjykata administrative nuk shqyrtoi kërkesën e Llagamit për pezullimin edhe shfuqizimin e vendimit të Gjykatës së Lartë , ju drejtua gjykatës kushtetuese duke e vlerësuar dëmin e pariparueshëm nëse emërohet Asim Vokshi, në një proces të parregullt që ngre hije dyshimi mbi integritetin e drejtësisë edhe mes vetë gjyqtarëve.
Por mbledhja e posaçme e gjyqtarëve ka marr një tjetër vendim që thellon krizën e besueshmërisë në procesin e përzgjedhjes. Së fundmi, më 15 tetor Gjykata e Lartë ka depozituar kërkesën për përjashtimin e gjyqtares Holta Zacaj nga shqyrtimi i çështjes që lidhet me padinë e Naureda Llagamit.
Në një situatë të paprecedentë, Gjykata e Lartë tenton të urdhërojë Gjykatën Kushtetuese e cila në hierarkinë e drejtësisë është mbi të gjithë, se si të procedojë në shqyrtimin e një cështje që i takon ekskluzivisht Gjykatës Kushtetuese, ndërkohë që është vetë palë.
Naureda Llagamin nga komisioni teknik i sekretareve te gjykatës së Lartë, ku edhe kryetari i saj Sokol Sadushi ka cënuar zërat kundërshtues të gjyqtarëve kundrejt këtij veprimi; vjen një tjetër kërkesë. Në shkresën zyrtare pretendohet se pjesëmarrja e gjyqtares Zacaj në trupin gjykues krijon një konflikt interesi për shkak të ndikimit të drejtpërdrejtë që vendimi i saj ka mbi fatin e çështjes dhe aktivizimin e juridiksionit të Gjykatës Kushtetuese.
Në dokument theksohet nevoja për garantimin e paanshmërisë objektive të Gjykatës Kushtetuese… dhe moslejimi i ndikimit personal në vendimmarrje. Por këto leksione, duket se nuk janë praktikuar në procesin e votimit nga Gjykata e Lartë, që kërkon të mësojë Gjykatën Kushtetuese, e cila ka një rol thelbësor në balancën e pushteteve dhe mbrojtjen e Kushtetutës, dhe çdo dyshim mbi mënyrën se si zgjidhen anëtarët e saj minon jo vetëm legjitimitetin e gjykatës, por edhe besimin e qytetarëve tek drejtësia.