7.5 C
Tirana

Gjykata e Apelit lë në burg Altin Kukën dhe dy djemtë e tij

Më datë:

Gjykata e Apelit vendosi këtë te martë të lërë në fuqi masën e sigurisë “arrest në burg” për Altin Kukën, për dy djemtë e tij Ervis dhe Emaurisio Kuka dhe për bashkepunetorin Tomor Zykën.

Ata akuzohen per vrasjen e dy vëllezërve ne Roskovec Lavdrim dhe Gramoz Kurtaj, 52 dhe 46 vjeç.

Ata ankimuan masën e gjykatës së shkallës së parë Fier, në Apel, por trupa e gjykimit la në fuqi vendimin e datës 13 shtator.

Altin Kuka, 49 vjeç, dyshohet se pas përplasjes së djemve të familjeve me lidhje miqësie, ka marrë armët dhe bashkë me dy fëmijët e tij, Ervis Kuka, 21 vjeç dhe Emaurisio Kuka, 18 vjeç, po të ndaluar, kanë vrarë vëllezërit Gramoz dhe Lavdimir Kurtaj.

Vendimi i Gjykatës së Shkallës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier:

  1. Pranimin e kërkesave të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm.

2.Vlerësimin si të ligjshëm të arrestimit në flagrancë të personit nën hetim A. K. Caktimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues, atë të “arrestit në burg”, të parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale, ndaj personit nën hetim A. K, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, e kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, parashikuar nga nenet 79 germa “dh” -25 dhe 278 të  Kodit Penal.

  1. Vlerësimin si të ligjshëm të arrestimit në flagrancë të personit nën hetim E. K. Caktimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues, atë të “arrestit në burg”, të parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale, ndaj personit nën hetim E. K, i dyshuar për kryerjen e veprave penale  “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, e kryer në bashkëpunim, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit “dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, parashikuar nga nenet 79 germa “dh” – 25, 278  dhe 291të  Kodit Penal.
  2. Vlerësimin si të ligjshëm të arrestimit në flagrancë të personit nën hetim E. K. Caktimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues, atë të “arrestit në burg”, të parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale, ndaj personit nën hetim E. K, i dyshuar për kryerjen e veprave penale  “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, e kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, parashikuar nga nenet 79 germa “dh” –25 dhe 278  të  Kodit Penal.
  3. Vlerësimin si të ligjshëm të arrestimit në flagrancë të personit nën hetim T. Z. Caktimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues, atë të “arrestit në burg”, të parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale, ndaj personit nën hetim T. Z, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Përkrahja e autorit të krimit”, parashikuar nga neni 302/2 i Kodit Penal.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

PD kërkesë qeverisë: Të shpallet gjendja e jashtëzakonshme në 7 qarqe

Partia Demokratike kërkoi sot që qeveria të shpallë gjendjen...

Stamboll, përmbysen disa varka përgjatë bregdetit për shkak të stuhisë të fortë

Në rajonin Tuzla të Stambollit, disa varka të ankoruara...

Balluku në Novoselë: Duhen marrë masa para se situata të agravojë

Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku ndodhet në Novoselë, në një nga...