1.5 C
Tirana

Gjykanoviç akuzon sërish Serbinë: Duan që Mali i Zi të mos ekzistojë

Më datë:

Presidenti malazez, Milo Gjykanoviç ka akuzuar sërish Serbinë se kjo e fundit dëshiron që Mali i Zi të mos ekzistojë.

Ndaj nismës “Open Balkan” është shprehur mosbesues, njësoj sikundër presidentit serb Aleksandër Vuçiç.

Gjykanoviç ka njoftuar se muajt e ardhshëm do të zhvillojë një vizitë në Prishtënë, ku pritet të japë edhe intervistë lidhur me zhvillimet e fundit, si lufta në Ukrainë dhe anëtarësimi i Kosovës në NATO.

Duke e krahasuar periudhën aktuale, me sundimin e Sllobodan Millosheviqit, Gjukanoviç thotë se Beogradi “së pari shpall rrezikimin e serbëve në rajon, e më pas deklaron gatishmërinë e Serbisë për të mbrojtur të drejtat e rrezikuara të serbëve në rajon” dhe sigurisht, Serbia shkatërron sovranitetin e vendeve fqinje.

“Ata po përpiqen të realizojnë projektin e tyre nacionalist që më pas ta kamuflojnë shkatërrimin e tyre me një lloj historie për bashkëpunimin rajonal, të cilin fjalë për fjalë e përkufizojnë si Ballkani i Hapur. Jo, kjo nuk funksionon për ne. Ne nuk mund ta pranojmë një naivitet të tillë, por duhet të shohim se çfarë fshihet pas tij. Pas kësaj shohim një përpjekje për të shkatërruar sovranitetin e vendeve fqinje dhe për këtë arsye e themi shumë qartë se një nga autorët e kësaj nisme nuk ka asnjë kredibilitet për të na ftuar t’i bashkohemi kësaj nisme.”

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Berisha mbledh kryesinë e PD-së: Pezullimi i Ballukut çelte portat e ferrit për Ramën!

https://www.youtube.com/live/Q7iikI9ggfk?si=zKL8ebqTre7MxlDa&t=312 Kryedemokrati Sali Berisha ka mbledhur këtë të shtunë, më...

“Nga errësira lindi shpresa”, zëri i UÇK-së jehon në Shkup për drejtësi

Shkupi është mbushur sot me flamuj kuqezi, teksa qindra...

Inspektori i IKMT-së në Kukës kërcënon drejtorin e tij, arrestohet 33-vjeçari

Inspektori i IKMT-së pranë Drejtorisë Rajonale Kukës është arrestuar...

Veliaj bën padi të re në Kushtetuese: Të shpejtohet vendimi për daljen nga burgu, kryebashkiaku mungon në detyrë

Avokatët e kryebashkiakut Erion Veliaj i kanë kërkuar Gjykatës...