GJKKO shtyu sërish vendimin për masën ndaj ish-kryeministrit, flet avokati i Berishës

Më datë:

Avokati i Sali Berishës, Genc Gjokutaj, ka folur për mediat pasi GJKKO shtyu vendimin për masën ndaj ish-kryeministrit për në datën 30 dhjetor, ora 12:00.

“Gjykata e shtyu për në datë 30, të shikojmë nëse do të ketë gjykuar kërkesën për përjashtimin e gjyqtares. Sot kemi marrë provat që do të shoqërojnë kërkesën.

Me provat që ne mendojmë që mbështesin kërkesën për përjashtimin e Irena Gjokës. Provat tregojnë njëanshmërinë e gjyqtares”, tha Gjokutaj.

Më herët pala mbrojtëse e Berishës kanë dorëzuar kërkesë në gjykatë për marrjen e provave.

Mbrojtësit kanë kërkuar audion e seancës dhe procesverbalet, për të provuar njëanshmërinë e gjyqtares Irena Gjoka.

Avokatët kërkojnë të gjitha vendimet e arsyetuara, të dhëna nga gjyqtarja Gjoka, por edhe vendimet e dhëna nga gjyqtarët e tjerë që kanë rrëzuar kërkesat e avokatëve për përjashtimin e saj nga çështja Berisha.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Deputetët ratifikojnë marrëveshjen për anëtarësimin e Kosovës në Bordin e Paqes

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë ratifikuar marrëveshjen ndërkombëtare...

Ish-ministri në fokus të SPAK, kërkohet rikthimi në burg i Lefter Kokës

Dy muaj nga vendimi i apelit të posaçëm që...

Kërkoi pafajësinë, Gjykata e Posaçme e Apelit lë në fuqi vendimin për Jurgis Çyrbjen

Gjykata e Posaçme e Apelit la në fuqi vendimin...

Emërohet zëvendësinspektorja e Lartë e Drejtësisë

Inspektori i Lartë i Drejtësisë zhvilloi procedurën për përzgjedhjen...