21.5 C
Tirana

GJKKO rrëzon kërkesën për liri të ish-ministrit Lefter Koka

Më datë:

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar GJKKO, ka rrëzuar kërkesën për lirim nga burgu të ish-ministrit të Mjedisit Lefter Koka.

Ish-ministri kishte kërkuar shuarjen e masës së sigurisë “arrest me burg”, me pretendimin se ka kaluar afati 3-vjeçar i paraburgimit për inceneratorin e Fierit. Vendimi u dha nga gjyqtari Erjon Bani.

Sjellim ndërmend se Lefter Koka mbahet në qeli që prej dhjetorit të vitit 2021, për çështjen e inceneratorëve.

Ai është dënuar nga GJKKO me 5 vjet e 8 muaj burg për çështjen e inceneratorit të Elbasanit. Ndërsa është dënuar edhe me 6.8 vite heqje lirie për atë të Fierit.

Megjithatë në korrik të këtij viti, Koka fitoi të drejtën e lirimit me kusht nga Gjykata e Durrësit për çështjen e inceneratorit të Elbasanit.

Njoftimi:

Kërkuesi Lefter Koka me datë 13.10.2025 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Konstatimin e humbjes së fuqisë së paraburgimit për Lefter Koka”, baza ligjore nenet 263/3 dhe 250 të K.Pr.Penale.

Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtari Erjon Bani, me vendimin nr. 656, datë 24.10.2025, vendosi: 1. Rrëzimin e kërkesës.

2. Shpenzimet gjyqësore i ngarkohen kërkuesit Lefter Koka.

3. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Posaҫme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar brenda 5 (pesë) ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e njoftimit të këtij vendimi. Tiranë, më datë 24.10.2025.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

“SPAK nën hetim zv.kryeministren Balluku, kontroll në dy banesa dhe një zyrë të bashkëpunëtorëve të saj”

SPAK ka kryer kontrolle në banesat e disa bashkëpunëtorëve...

Metsola kërkon reforma para zgjerimit të BE-së

Të 27 udhëheqësit ende nuk janë gati që të...

Gjenerali amerikan Wesley Clark do të dëshmojë në mbrojtje të Hashim Thaçit në Hagë

Gjenerali amerikan Wesley Clark do të dëshmojë në mbrojtje...