“Gjithçka ndodhi për një ofendim”, mbetet në burg autori i vrasjes në Babrru

Më datë:

Gjykata e Tiranës ka lënë në burg A.D., 38-vjeçarin e akuzuar për vrasjen e H.I., ngjarje që ndodhi më 2 tetor, në zonën e Babrrusë.

I riu nuk ka folur para gjykatës, ndërsa avokatët e mbrojtjes pretenduan se sherri ka ndodhur në kushte të renda psikologjike.

Ata argumentuan se nuk bëhet fjalë për vrasje me paramendim, pasi autori kishte mbajtur viktimën në shtëpi, por një ofendim i momentit ka agravuar situatën.

Gjykata pranoi kërkesën e prokurorisë dhe vendosi masa të rrepta për të akuzuarin, duke garantuar vijimin e hetimeve për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Autori, i cili kishte qëndruar për 10 ditë në banesën e viktimës, ka dhënë versionin e tij për ngjarjen edhe më herët.

Sipas tij, konfliktet nisën, pasi viktima e akuzonte se i kishte ofenduar bashkëshorten. Pas një debati telefonik, autorit i është dashur të shkonte në banesën e viktimës, për të marrë rrobat e tij.

Para hyrjes në shtëpi, mes tyre shpërtheu një zënkë me duar, gjatë së cilës autori e goditi viktimën me thikë, duke i shkaktuar plagë fatale.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Kuvendi i PD miraton rezolutë: 11 maji “farsë elektorale” dhe kërkesë për qeveri teknike

Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike ka miratuar një rezolutë,...

Gjykata e Lartë lë në fuqi arrestin për Mario Çelën dhe Sergej Hasanpapajn, rrëzon rekursin

Gjykata e Lartë ka refuzuar kërkesat për ndryshimin e...

Rama në Lezhë: PD “humbëse kronike” dhe akuza për shkelje të embargos ndaj Millosheviçit

Nga Lezha, kryeministri Edi Rama ironizoi kundërshtarët politikë, duke...

Bardhi: Statuti i ri i PD-së forcon funksionimin dhe rrit peshën e anëtarëve në vendimmarrje

Kuvendi i Partisë Demokratike ka miratuar sot në parim,...