Gjiknuri: Ramë dakord për pjesën më të madhe të Kodit

Më datë:

Teksa ka përfunduar takimi i Këshillit Politik, përfaqësuesi i mazhorancës në Këshillin Politik të Reformës Zgjedhore, Damian Gjiknuri, tha në një deklaratë për mediat se në mbledhjen e sotme të Këshillit Politik është dakordësuar mes palëve politike për pjesën më të madhe të çështjeve të Kodit Zgjedhor.

Sipas Gjiknurit, të hënën ose maksimumi të martë, do të jetë gati draftin final i dakordësuar nga të gjitha palët.

“Patëm mbledhjen e radhës të Këshillit Politik, ku dakordësuam pjesën më të madhe, në lidhje me financimin e fushatës, rolin e medias. Kemi ende 2-3 pika që duan diskutim.

Besoj të hënën do të kemi gati draftin, që përmban të gjitha çështjet e adresuara gjatë kësaj kohe.

Besoj të hënën, ose maksimumi të martën, të dërgoj draftin final.

Ekspertët lanë që drafti të jetë i plotë të hënën”, u shpreh Gjiknuri.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Balla: Projektligji për pagat e magjistratëve kalon më 17 shtator, sulmon opozitën

Pas mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve, kreu i Grupit...

Kryeministri Rama takon ambasadoren e re të BE-së: Mirë se erdhe në Tiranë

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim sot në...

Alarm për zjarret, Dibra dhe Lezha ndër zonat më të prekura

Ministria e Mbrojtjes informoi sot se gjatë 24 orëve...

Nismë e re për financimin e grave sipërmarrëse, krijohet paneli kombëtar analitik

Banka e Shqipërisë dhe Banka Evropiane për Rindërtim dhe...