Gjiknuri nga Elbasani: Kemi filluar përgatitjet për zgjedhjet vendore. Do të fitojmë të gjitha bashkitë e qarkut

Më datë:

“Kemi filluar që tani përgatitjet për zgjedhjet vendore”. Kështu u shpreh drejtuesi politik i qarkut të Elbasanit, Damian Gjiknuri pas mbledhjes së Asamblesë së këtij qarku. Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, i cili ka nisur një tur në të gjithë Shqipërinë në funksionin e kësaj detyre, deklaroi se ka filluar një proces analize me elektoratin.

“Bashkë me kolegët e mi, Evisin, Gledin dhe kolegë të tjerë deputetë, kemi filluar një proces analize me elektoratin për të gjithë punën e bërë, me qëllim që të nxjerrim më të mirën e mundshme të asaj që u arrit. Elbasani ka rezultate shumë të mira elektorale. Ne kemi filluar që tani përgatitjet për zgjedhjet vendore”.

Sipas tij, kjo analizë i shërben organizimit të duhur të PS-së që në çdo moment të zgjedhjeve, të jetë gati për t’i fituar ato. Ai shprehu bindjen se në qarkun e Elbasanit kjo forcë politike do të fitojë të gjitha bashkitë.

“Kjo analizë është shumë e nevojshme për të pasur një organizim të duhur të Partisë Socialiste, që të mos presim thjesht fushatën zgjedhore, por që në çdo moment të zgjedhjeve, familja jonë politike të jetë gati për t’i fituar ato. Unë kam besim se me punët e mira të bëra në Elbasan dhe shpirtin e socialistëve të Elbasanit, jam i bindur që do të fitojmë të gjitha bashkitë e Qarkut. Unë gjeta rastin t’i uroja suksese. Është një proces njohjeje që do të vijojë me të gjitha strukturat”, u shpreh Gjiknuri.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Qytetarët vijojnë protestën në Tiranë kundër ndërhyrjeve të planifikuara në Zvërnec

 Shoqëria civile dhe qytetarë për të pestën ditë radhazi...

Igli Tare del nga SPAK pas një maratone pyetjesh, asnjë koment për gazetarët

Igli Tare ka dalë nga ambientet e SPAK, pas...

“Ti gjobaxhi… kaq kam me ty”/ Balla akuza Shehajt: U vihesh bizneseve nga pas për lekë

Përplasjet për Zvërnecin në Kuvend kanë vijuar midis socialistit,...

Antonio Costa i vë kushte Serbisë

Nga Beogradi në krah të Aleksandër Vuçiç Presidenti i...