13.5 C
Tirana

Gjiknuri: Mbi 130 mijë shtetas janë regjistruar si zgjedhës për të votuar nga jashtë, vlerë impresionuese

Më datë:

Deputeti i PS Damian Gjiknuri, në fjalën e tij në parlament tha se janë mbi 130 mijë shtetas shqiptarë që janë regjistruar si zgjedhës për të votuar jashtë.

Ai tha se kjo është një shifër impresionuese. Sipas tij, kjo shifër e votës nga jashtë në raport me numrin e popullsisë nuk është arritur thuajse në asnjë vend të Europës.

Damian Gjiknuri: Janë mbi 130 mijë shtetas që janë regjistruar në listat zgjedhore si zgjedhës që do votojnë nga jashtë. Nëse vazhdon ky trend, është vlerë impresionuese, që nuk e kanë arritur as vendet e tjera të Europës. Një përgëzim meritojnë edhe forcat politike, që kanë nxitur qytetarët që të regjistrohen në diasporë. Me këtë projektligj, çdo kandidat për deputet do të ketë minutat e veta në dispozicion.

Ne e dimë që shpenzimet e fushatës janë të larta. Prandaj do jepen më tepër fonde për fushatë. Fondet të jenë transparente. Mua më duket absurde që të votojë dikush që nuk ka interes as të marrë dokument shqiptar. Ai nuk ka interes të marrë as dokument e jo më të votojë. Por, le ta gjejë një zgjidhje Komisioni Rregullator, që është mbi partitë politike.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Korçë, zbulohet një pikë e lojërave të fatit, në pranga 25-vjeçari pronar i lokalit

Policia e Korçës ka zbuluar një lokal në qytet...

Sekuestrohen në Sarandë pasuri me vlerë rreth 12 milionë euro

 Prokuroria e Sarandës, sekuestroi pasuri me vlerë rreth 12...

PL: Rritja e çmimit të biletës në linjat Kamëz-Tiranë, pasojë e keqqeverisjes

https://www.youtube.com/live/0ooq6h8FjAA?si=Gvn9fJ3z-Q6-b6vw&t=67 Sekretarja për Marrëdhëniet me Publikun pranë Partisë së Lirisë,...

Kosova pa qeveri: Kurti tregon opsionet e opozitës për zgjedhje ose qeveri të përkohshme

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, pas një...