Gjiganti finlandez po përgatit një telefon të ri: A do të kthehet kjo kompani në majë?

Më datë:

Pajisja kryesore e kompanisë finlandeze është përmendur me ‘ndrojtje’ për disa kohë, por pa ndonjë konfirmim zyrtar.

Informacioni i ri sugjeron që Nokia 10 PureView, siç do të quhet ndoshta, duhet të shohë dritën e diellit në vitin 2021.

Ndërsa ne do të duhet të presim ende deri në pajisjen e re, duket se do të jetë ende me vlerë të presim – ajo ndoshta do të ketë specifikime dukshëm më të mira se Nokia 9 PureView të vitit të kaluar, transmeton Telegrafi.

Bazuar në pretendimet e portalit Nokia Power User, modeli 10 PureView do të paraqitet në gjysmën e dytë të vitit 2021.

Duhet të mundësohet nga një procesor Qualcomm Snapdragon 875, i cili nuk është ende në treg, dhe që pritet të gjendet në modelet kryesore si Samsung Galaxy 21 ose OnePlus9.

Gjithashtu, një dizajn i ri ndoshta po na pret, kështu që ai do të jetë prej çeliku inox, dhe ekrani do të jetë prej xhami safir, raporton Tech Radar.

Edhe pse jo aq i mirë sa pritej, Nokia 9 PureView ka sjellë disa risi interesante në botën e telefonave celularë – para së gjithash nënkuptojmë një sistem specifik kamerash. Ne nuk kemi pothuajse asnjë informacion në lidhje me modelin e ri, kështu që nuk e dimë nëse do të na befasojë përsëri.

Më parë, kishte disa pretendime që telefoni i ri do të quhej Nokia 9.2 ose Nokia 9.3. Sidoqoftë, një dokument i brendshëm që “zbuloi” na tregon se ai do të quhet ende Nokia 10. 

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Donald Trump flet për bisedimet me Xi Jinping mbi Tajvanin

Presidenti amerikan Donald Trump ka thënë se ka folur...

Fshihen borxhet tatimore dhe doganore, hyjnë në fuqi nga data 10 qershor  

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka njoftuar këtë të...

Kurti i kërkon BE-së statusin e vendit kandidat: Serbia sulmon, në vend që të bashkëpunojë

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti pas takimit...