“Gjermania nuk lufton mjaftueshëm me ndotjen e ajrit”

Më datë:

Gjykata e Drejtësisë e Bashkimit Evropian ka vendosur që Gjermania nuk ka marrë masat e duhura për të kufizuar sasinë e dioksidit të azotit (NO2) që shkakton ndotjen e ajrit dhe se ajo ka vepruar në kundërshtim me legjislacionin e Unionit, raporton Anadolu Agency (AA).

Gjykata Evropiane e Drejtësisë, gjykata më e lartë e BE-së me seli në Luksemburg, ka gjykuar çështjen e Komisionit Evropian kundër Gjermanisë mbi ndotjen e ajrit.

Duke theksuar se Gjermania ka shkelur rregullat e BE-së të cilësisë së ajrit, në vendim theksohet: “Gjermania ka tejkaluar vazhdimisht dhe sistematikisht kufijtë e dioksidit të azotit (NO2) midis vitit 2010 dhe 2016”.

Gjykata po ashtu vendosi se Gjermania ka shkelur detyrimin e saj për të marrë masat e duhura në kohën e duhur për të ulur pragjet në 26 rajone, duke përfshirë qytete më të mëdha si Berlini, Mynihu dhe Hamburgu.

Komisioni i BE-së filloi këtë procedurë në vitin 2018 me shpjegimin se Gjermania ka tejkaluar vlerat e ndotjes së ajrit, ndërsa sipas legjislacionit të BE-së, sasia mesatare e dioksidit të azotit në ajër nuk duhet të tejkalojë 40 mikrogramë për metër kub.​​​​​​​

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Automjeti i punonjësit të policisë në Vlorë digjet, hetime për urdhër kriminal nga burgu

Digjet qëllimisht një automjet në pronësi të një punonjësi...

Protesta dhe përplasjet, Berisha ngre akuza për përdorim të mjeteve të forta nga policia

Një ditë pas protestës së PD, Berisha ka dënuar...

Nga “Mine Peza”, Balliu denoncon dhunën dhe akuzon policinë

Nga “Mine Peza”, ku vizitoi të ndaluarit e protestës...