9.5 C
Tirana

Gjermania nuk ka ndryshuar pozicion ndaj taksës, mirëpret heqjen e menjëhershme të saj

Më datë:

Ndërkombëtarët vazhdojnë të insistojnë në heqjen e taksës 100% për produktet nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina e cila u vendos nga Qeveria Haradinaj.

Partnerët ndërkombëtarë thonë se heqja e taksës do të ishte hap i mirë për rifillim të dialogut i cili tash e sa kohë ka ngecur shkaku i taksës.

Ditë më parë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se kjo taksë do të zëvendësohet me reciprocitet të plotë tregtar, ekonomik dhe politik. Por vendosjen e reciprocitetit janë duke e kundërshtuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

I dërguari i Shtëpisë së Bardhë për dialogun Kosovë-Serbi, ambasadori Richard Grenell vazhdon të insistojë që taksa 100% për produktet nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina, duhet të hiqet dhe kjo pa reciprocitet.

Në të njëjtën linjë me SHBA-të është edhe Gjermania. Ambasada e Gjermanisë në Kosovë, në një përgjigje për Telegrafin ka thënë se pozicioni i Gjermanisë mbetet i pandryshuar dhe se Qeveria gjermane do ta mirëpres heqjen e menjëhershme të taksës.

“Pozicioni ynë mbetet i pandryshuar: Qeveria gjermane do të mirëpresë një heqje të menjëhershme të taksës 100% të vendosur nga Kosova për Serbinë dhe Bosnjë-Hercegovinën”, thuhet në përgjigjen e ambasadës së Gjermanisë në Kosovë.

Më tej gjermanët kanë theksuar se heqja e taksës do të ishte një hap i rëndësishëm për të rifilluar dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

“Ky do të ishte një hap i rëndësishëm për të rifilluar dialogun e lehtësuar nga BE”, thuhet në përgjigjen e tyre për Telegrafin.

Kujtojmë se zotimi i Kurtit për heqjen e taksës dhe zëvendësimin e saj me reciprocitet nxiti reagime të ashpra nga opozita në Kosovë.

Kjo bëri që i dërguari i posaçëm i presidentit amerikan Donald Trump për dialogun Kosovë-Serbi, ambasadori Richard Grenell t’i drejtohet Kadri Veselit, kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, duke i thënë se “taksa ndaj mallrave serbe duhet të hiqet” dhe se Kurti “ka të drejtë në këtë drejtim”.

Kundër zëvendësimit të taksës me reciprocitet doli edhe ish-kryeministri Ramush Haradinaj, i cili përmes një letre publike i kërkoi kryeministrit Kurti që mos ta largojë taksën.

Kosova u ka vënë taksë 100% prodhimeve të importuara nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovina në nëntor të vitit 2018.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Berisha: Takimet private s’më impresionojnë, analizë për çdo njeri në PD

https://www.youtube.com/live/C8hMuTcTbpM?si=_TaXs_VThYnjE6VT&t=819 Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha bëri të ditur...

Danimarka do të hapë ambasadë të re në Shqipëri në 2026

Ministria e Jashtme e Danimarkës ka njoftuar se do...

Tentativa për vrasjen e Bamit dhe Ndrekës: 27 të pandehur për gjykim, zbulohet roli i ish-deputetit dhe Martinajt

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar...