13.5 C
Tirana

Gjermania heq paralajmërimin e udhëtimit për 31 vende evropiane

Më datë:

Gjermania sot njoftoi vendimin e saj për heqjen e paralajmërimit të udhëtimit për 31 vendet evropiane, si pjesë e procesit të normalizimit pas shpërthimit të koronavirusit (COVID-19).

Ministri i Jashtëm, Heiko Maas në një konferencë për media në Berlin tha se nga 15 qershori e tutje “paralajmërimi i udhëtimit” për 31 vende evropiane do të zëvendësohet më “këshillë të udhëtimit” individual, i cili do të azhurohet rregullisht nga ministria për të informuar udhëtarët për rreziqet dhe kufizimet e mundshme.

Shtetasit gjermanë do të jenë në gjendje të udhëtojnë në 26 vende anëtare të Bashkimit Evropian, Britani të Madhe, si dhe Islandë, Norvegji, Zvicër dhe Lihtenshtajn, 4 vendet në zonën Shengen, zona e udhëtimit pa kufij të Evropës.

Në mars, qeveria gjermane lëshoi një paralajmërim global të udhëtimit për qytetarët e saj, duke u kërkuar atyre që të shmangin udhëtimet që nuk janë të domsodoshme jashtë vendit për qëllime turizmi mes ndërprerjeve të fluturimit, kufizimeve të hyrjes në të gjithë botën dhe masave të bllokimit.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Shiste lëndë narkotike në Shëngjin, kapet në flagrancë 26-vjeçari

Vijojnë kontrollet për evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale...

Shorti/ Poloni-Shqipëri dhe Sllovaki-Kosovë, shmangim Italinë, ja me kë mund të ndeshemi në finalet e play off

Shqipëria dhe Kosova kanë mësuar kundërshtarët e tyre në...

Seanca paraprake ndaj Ervis Berberit, mbrojtja kërkon vlerësim të gjykatës për provat

Po mbahet seanca paraprake për ish-kreun e ARRSH, Ervis...

Këshilli Bashkiak kërkoi që Veliaj të merrte pjesë fizikisht në mbledhje, SPAK nuk pranon kërkesën

SPAK nuk ka miratuar kërkesën e Këshillit Bashkiak të...