14.5 C
Tirana

Gjermania, Greqia dhe Austria me protokolle të reja për qytetarët e Maqedonisë së Veriut

Më datë:

Mësohet se republika e Maqedonisë së Veriut nuk konsiderohet më një “zonë e rrezikut Covid” në Republikën Federale të Gjermanisë. Me vendimin e fundit të autoriteteve gjermane, të gjithë qytetarëve të Maqedonisë së Veriut iu lejohet hyrja e pakufizuar në Gjermani.

Megjithatë, sipas Ministrisë së Punëve të Jashtme, të gjithë personat mbi 12 vjeç që mbërrijnë në Gjermani, pavarësisht nga lloji i transportit, do të duhet ende të paraqesin një certifikatë të testit negativ ose një certifikatë Covid-19 ose një certifikatë të plotë vaksinimi.

“Sipas vendimit të fundit të Republikës së Greqisë, të gjithë udhëtarët mbi pesë vjeç në hyrjen në Greqi, përveç certifikatave të vaksinimit, duhet të kenë një certifikatë rezultati negativ nga testi PCR (jo më i vjetër se 72 orë) ose një certifikatë e rezultatit negativ nga një test i shpejtë (jo më i vjetër se 24 orë)”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme.

Ndërkohë gjatë hyrjes në Republikën e Austrisë, të gjithë personat duhet të paraqesin një certifikatë të vaksinimit të plotë, ose dëshmi të dozës përforcuese të vaksinës ose dëshmi se e kanë kaluar Kovidin (jo më e vjetër se gjashtë muaj), së bashku me një test negativ PCR (jo më i vjetër se 72 orë). Në këto raste nuk përcaktohet asnjë masë karantine.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Hyjnë në fuqi tarifat e Trump për drurin dhe mobiliet, preken dhe tregtarët e Kosovës

Tarifat e reja të presidentit të SHBA-së, Donald Trump,...

Çela: Gjatë 2024 përfunduam 24 591 çështje, u sekuestruan mbi 234 pasuri

Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela raportoi sot në Komisionin...

IKMT heq 290 objekte pa leje pranë aeroportit “Nënë Tereza”

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) është përfshirë...

Protesta e minatorëve të Spaçit, Braçe dhe Tabaku: Greva është legjitime

Rreth 70 minatorë të minierës së kromit në Spaç...