11.5 C
Tirana

GJERMANI – Grevat mbarëkombëtare paralizojnë transportin publik

Më datë:

Punonjësit e transportit publik në të gjithë Gjermaninë kanë hyrë sot në grevë për të kërkuar kushte më të mira pune duke shkaktuar ndërprerje të mëdha për udhëtarët, të cilët përballen edhe me rrugë të akullta.

Greva njëditore, e thirrur nga sindikata “Verdi”, ka bërë që që nga ora 03:00 të mos qarkullojnë autobusë, tramvaje dhe metro.

Sipas sindikatës, grevat kanë prekur të gjitha, përveç njërit, nga 16 landet federale të Gjermanisë.

Rreth 5 000 punonjës të transportit publik në landin verior të Saksonisë së Poshtme janë të përjashtuar nga greva për shkak të një marrëveshjeje që i ndalon të marrin pjesë në aksion.

Veprimi sindikal nuk prek shërbimet e udhëtimit në distanca të gjata, si dhe trenat rajonalë dhe ata periferikë, që veprojnë nga kompania shtetërore hekurudhore” Deutsche Bahn”.

Bisedime për marrëveshjen kolektive po zhvillohen me shoqatat lokale të punëdhënësve në të 16 landet.

“Verdi” kërkon përmirësime të ndjeshme të kushteve të punës për punonjësit e transportit publik, përfshirë uljen e orëve javore dhe kohëzgjatjes së turneve, periudha më të gjata pushimi, si dhe shpërblime më të larta për turnet e natës dhe fundjavës.

Sipas sindikatës, në landët e Bavarisë, Brandenburgut, Saarlandit dhe Turingisë, si dhe në rrjetin e metrosë së Hamburgut, në negociata janë në diskutim edhe rritjet e pagave.

“Prioriteti ynë është të arrijmë përparim në tryezën e negociatave”,  tha kreu i ekipit negociator të “Verdi” Serat Canyurt.

“Kolegët tanë kanë gjëra më të mira për të bërë sesa të hyjnë në grevë në këtë  mot ”, shtoi ai.

Pjesë të Gjermanisë janë goditur nga kushte të qëndrueshme dimërore, me temperatura nën zero dhe reshje dëbore, çka ka sjellë ndërprerje në transportin publik, përfshirë edhe Berlinin

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Muhamet Alidemaj dënohet me 13 vjet burgim për masakrën e Izbicës

Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur fajtor Muhamet Alidemajn...

Berisha paralajmëron Ramën: Nëse shkon në KiE do pritesh me protesta

Partia Demokratike zhvillon sot, 2 shkurt, mbledhjen e grupit...

Mazniku: Nesër Kuvendi vendos të ketë vetëm 1 kryetar për Komisionin e “Territoriales”

Është mbledhur këtë të hënë Komisioni Posaçëm Parlamentar për...

Shkaktoi aksident me vdekje, AMP arreston efektivin e policisë

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Durrës-Kavajë) ka arrestuar në...