12.5 C
Tirana

Gjergji: Varfëria në nivele alarmante, minimumi jetik i nevojshëm

Më datë:

Deputetja e Partisë Demokratike Zheni Gjergji në një deklaratë për mediet nga selia blu tha sot se vendosja e minimumit jetik është i nevojshëm.

Gjergji duke iu referuar raportit të fundit të publikuar nga SecuriMeter 2024, thekson se Shqipëria në 4 raportet e viteve të fundit, del vendi me përqindjen më të lartë të qytetarëve që luftojnë për të përballuar jetesën.

“Këto të dhëna flasin për realitetin që mundohet të fshehë qeveria. Varfëria është mes nesh dhe në nivele alarmante. Pas 12 viteve të Rilindjes vetëm llogaritë e qeveritarëve kanë rilindur, qytetarët kanë humbur në të ardhura dhe kanë fituar në pasiguri”, u shpreh Gjergji.

Deputetja shtoi me tej se Partia Demokratike ka hartuar një paketë të plotë të Emergjencës Ekonomike për 110 ditët e para të qeverisjes.

“Duke nisur me minimumin jetik 200 euro, rritje 20% të pensioneve mbi minimumin jetik, me caktimin e pagës minimale 500 euro, rroga mesatare 1200 euro, aplikimi i kartës së konsumatorit që rimburson TVSH e ushqimeve të shportës për ata në pamundësi, indeksim të energjisë elektrike dhe ujit për pensionistët dhe personat në nevojë”, theksoi Gjergji.

“Asnjë vend nuk mund të ecë përpara nëse gjysma e popullit është në varfëri. Qytetarët kanë në dorë ta kapërcejnë pragun e mjerimit, ku e ka futur Edi Rama Shqipërinë, me votën e 11 majit”

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Danimarka do të hapë ambasadë të re në Shqipëri në 2026

Ministria e Jashtme e Danimarkës ka njoftuar se do...

Tentativa për vrasjen e Bamit dhe Ndrekës: 27 të pandehur për gjykim, zbulohet roli i ish-deputetit dhe Martinajt

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar...

Ndikimi rus, sfidë e përbashkët e Malit të Zi dhe Moldavisë

Kudo që ekziston hapësirë për destabilizim, Rusia do ta...